Diku në mes të javës së dytë dhe fundit të muajit të parë, ju duhet ta dërgoni foshnjën për kontroll te pediatri juaj. Shumica e kontrolleve janë po thuajse të njëjta.
Ka një numër të gjërave të cilat mjeku do t’i shikojë për t’u siguruar se foshnja juaj është duke përparuar normalisht. Disa gjëra në të cilat do të shikojë mjeku janë:
-Pesha, gjatësia dhe perimetri i kokës së bebes. Kjo bëhet me qëllim që mjeku të krijojë një tabelë/pasqyrë të rritjes që nga lindja, dhe të sigurohet se foshnja juaj po zhvillohet në mënyrë të rregullt;
-Kontroll fizik të foshnjës ku do të përfshihen dëgjimi i zemrës dhe mushkërive të foshnjës me stetoskop, dëgjimi i abdomenit të foshnjës për t’u siguruar se nuk ka xhunga ose rritje anormale, dhe duke rrotulluar vithet për të përjashtuar ndonjë dislokim ose displazi të mundshme të vitheve;
-Do të kontrollohet zona e butë e foshnjës (pjesa e butë e kokës) për t’u siguruar se ajo nuk është duke u mbyllur shumë shpejt, për t’i dhënë trurit kohë të rritet si duhet brenda kafkës;
-Nëse foshnja nuk e ka marrë vaksinën e hepatitit B në lindje, duhet ta marrë gjatë kësaj vizite.
Këto janë vetëm disa raste më të shpeshta që mjeku do t’i kontrollojë gjatë kësaj vizite.
Çdo pediatër është ndryshe ashtu që mund të përfshijë diçka tjetër dhe të shmangë ndonjërin prej hapave të përmendur.
Nëse ka diçka që ju dëshironi të kontrollohet, dhe që pediatri nuk e kontrollon, pyeteni rreth asaj! Ata sigurisht se do ta kontrollojë për ju.