Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Zbulimi i Hershëm – Mbijetesë”, thirrje për vetëdijesim dhe kontroll të hershëm kundër kancerit të gjirit

Lajme 20/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sot në Sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë u zhvillua manifestimi tradicional informativo-kulturor “Zbulimi i Hershëm – Mbijetesë”, organizuar nga “JETA/VITA”, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, nën patronatin e Presidentes Vjosa Osmani.

Ngjarja kishte si qëllim ndërgjegjësimin për rëndësinë e zbulimit të hershëm dhe trajtimit të kancerit të gjirit, shkruan Gazeta Shneta.

Presidentja Osmani vuri theks të veqantë te kontrolli i hershëm për zbulimin e kancerit të gjirit.

“Në këtë muaj nuk flasim vetëm për dhimbje, por flasim për guxim. Çdo ekzaminim i rregullt është një mundësi për jetë. Kanceri i gjirit nuk është fundi, por një kapitull sfidues që mund të përballohet.”

Drejtoresha e organizatës “JETA/VITA”, Nafije Latifi, foli për sfidat e sistemit shëndetësor dhe nevojën për shërbime të specializuara.

“Mungesa e stafit të mjaftueshëm, hapësirat e kufizuara trajtuese dhe mungesa e qendrave paliative për pacientët në faza të avancuara mbeten sfida kryesore.”

Latifi nënvizoi se investimi në staf të trajnuar dhe qendra të specializuara është jetik për përmirësimin e kujdesit dhe lehtësimin e vuajtjeve të pacientëve.

Përfaqësuesja e Onkologjisë, Dafina Ademi, shpjegoi përparimet e arritura se tani gratë janë më të vetëdijësuara për simptomat e kancerit.

“Mbijetesa më e mirë arrihet me një menaxhim gjithëpërfshirës  zbulim i hershëm, diagnostikim në kohë, kirurgji dhe edukim shëndetësor. Tani gratë janë më të vetëdijshme për simptomat e kancerit dhe kemi më shumë aparatura diagnostike.”

Manifestimi përfshiu gjithashtu një marsh sensibilizues me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe organizatave që mbështesin luftën kundër kancerit të gjirit, duke rritur ndërgjegjësimin publik dhe solidaritetin ndaj pacientëve./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVaksina kundër shinglesit mbron jo vetëm nga skuqjet, por edhe nga sëmundjet e zemrës, dementia dhe vdekja e parakohshme
Artikulli i rradhës “Varus” dhe “Merck” i dhurojnë QKUK-së 30 fidane pemësh

Ju sugjerojmë

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.