Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zbulohet testi i gjakut që arrin të detektojë lloje kanceri të lëkurës

Teknologji 18/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Blood sample
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hulumtuesit austrialianë kanë zbuluar një test të gjakut për fazat fillestare të kancerit të lëkurës, duke e cilësuar të njëjtin si pikë kthese që mund të shpëtojë jetën e shumë personave. Këtë ata e thanë ditën e mërkurë.

Shkencëtarët nga Universiteti Edith Cowan, kanë thënë se testi i ri mund t’iu ndihmojë mjekëve të zbulojnë kancerin e lëkurës para se të shpërndahet në trupin e njeriut, transmeton REL.

“Pacientët që zbulojnë fazat e para të sëmundjes kanë një normë të mbijetesës pesëvjeçare në mes të 90 dhe 99 përqind”, ka thënë udhëheqësja e studimit, Pauline Zaenker.

Ajo ka shtuar se normat e mbijetesës ulen në më pak se 50 përqind nëse kanceri shpërndahet në trup.

“Kjo është ajo çfarë e bën këtë test të gjakut kaq të mrekullueshëm sepse mund të vërejë turmoret në fazat e para kur ende janë të trajtueshme”, ka thënë ajo.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 105 pacientë me kancer të lëkurës dhe 104 persona të shëndetshëm.

Testet kanë rezultuar me zbulim të tumoreve në fazat e para në 79 përqind të rasteve, kanë thënë shkencëtarët.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një në tre rastet e prekura me kancer diagnostikohet me kancer në lëkurë, derisa Australia ka numrin më të madh të personave të prekur me këtë tip të kësaj sëmundje.

Artikulli paraprakShihni sa bukur i këndon Emina Cunmulaj shqip vajzës së vogël
Artikulli i rradhës Foshnjës i qëndron lëkura e thatë pas dushit, ja ç’duhet të bëni

Ju sugjerojmë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme

Ndryshimet mes listës preliminare dhe përfundimtare tronditin disa kandidatë për Mjekësi të Përgjithshme

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.