Kanceri i gjirit është një tumor që fillon në gji dhe zakonisht prek më shumë gjininë femërore, afërsisht 12% të grave.Ndonëse, kanceri i gjirit është i rrallë tek burrat, sëmundja mund t’i prek edhe ata.
Egziston një numër i nëntipeve të kancerit të gjirit, të cilat disa mund të mbeten të vogla dhe të rriten ngadalë, kurse të tjerat përhapen shpejt në rajone të tjera të trupit, kështu duke shkaktuar komplikime për jetë shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Diagnostifikimi i kancerit të gjirit
Fillimisht, diagnostifikimi i kancerit të gjirit fillon me mamografi.Në momentin që mjeku juaj dyshon, atëherë duhet të ndjekni procedura të tjera si vlerësim klinik, testet e imazhit dhe procedurat e biopsisë.
Kanceri i gjirit mund të diagnostifikohet shumë kohë para se të shfaqen simtpomat.Vetë-kontrollim, ekzaminimet klinike dhe mamografitë janë mjetet diagnostifikuese për të zbuluar sëmundjen në fazat e hershme.
Nëse simptomat e kancerit të gjirit janë tashmë të pranishme, atëherë kërkoni kujdes mjekësor, pasi kanceri i gjirit në fazat e hershme trajtohet më lehtë dhe ka një rezultat më të mirë se në fazat e mëvonshme./GazetaShneta/