Çfarë mund të bëjë fëmija gjatë muajit të dhjetë:
Mund të qëndrojë në këmbë me pak mbështetje
Mund të rrijë ulur pa ndihmë për 10 minuta
Mund të zvarritet
Mund të qëndrojë në këmbë
Reagon kur dikush i merr lodrat
Mund të thotë “mama” ose “baba” pa përcaktuar se kush është kush
Mund të dallojë të huajt nga njerëzit që njeh dhe nuk ndihet rehat me të huajt
Mund edhe të dojë të shmangë njerëzit që njeh, duke kërkuar vetëm një person, atë që kujdeset më shumë për të
Përqafon bujarisht
Lëviz vërdallë duke u zvarritur
Njeh disa fjalë dhe persona kur përmendë me emra (psh shikon babain kur dëgjon fjalën “babi”)
Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka ritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare.
Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatarjeje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin. /babylino