Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Më shumë besim në vetvete

Femina 18/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sjellja dhe pamja janë të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën, ajo që vishni është përfaqësues i vlerave që keni, dhe ajo që ndjeni brenda shpesh reflektohet tek pamja e jashtme dhe e kundërta.

Vetëvlerësimi është çështje këndvështrimi, i asaj që të tjerët kanë mbi ne që të vegjël, (prindërit, mësuesit etj.) dhe të asaj që shohim në pasqyrë tek vetja që shpesh është më kritik. Për këtë duhet të stërvisim mendjen tonë dhe të shohim veten me këndvështrimin e duhur.

Daniela Prandi, psikologe dhe pronare e dyqanit PersonAtelier, jep disa këshilla që duhen vënë në praktikë çdo ditë për të vlerësuar më shumë veten.

Vendosni buzëkuq
Humor i keq? Një buzëkuq ngjyrë të kuqe do tju bëjë të ndiheni më të forta dhe të përballoni ditën me më shumë forcë.

Mendoni për një kod në veshje
Nëse keni ndonjë situatë ku ndiheni në siklet, fokusohuni në një veshje që i jep më shumë vlerë fizikut tuaj dhe ju bën të ndiheni më të sigurta.Veshja ka fuqinë të ndryshojë mënyrën se si ndiheni.

Provoni një makjazh ndryshe nga e zakonshmja
Për një takim të rëndësishëm provoni një makjazh ndryshe: do ju ndihmojë të ndjeheni ndryshe dhe të keni humorin e duhur për të përballuar situatën.

Një aksesor jashtë rregullave
Arma e ironisë funksionon gjithmonë. Doni të shihni ndryshimin tuaj dhe të ndjeheni jashtë masës? Fokusohuni në një aksesor të ekzagjeruar apo plot me ngjyra.

Buzëqeshini vetes
Çdo ditë para pasqyrës, kur po bëheni gati për të dalë, buzëqeshni dhe shprehni vlerësim për veten. Janë sjellje të vogla por që kanë rezultate të mëdha.

Provoni veshjet me lule
Po kaloni ndonjë situatë ku romanticizmi dhe sensualiteti janë zero? Zgjidhni veshjet floreale. Lulëzimi i pranverës sjell ide dhe emocione të reja.

Fokusohuni tek dobësitë tuaja
Nëse keni një takim të rëndësishëm apo fjalim në publik dhe nuk ndjeheni në lartësinë e duhur, kënaquni duke zgjedhur pikërisht veshjet që ju nxjerrin në pah cilësinë që mendoni se ju mungon. Nëse jeni e shkurtër, një takë e lartë do ishte ideale. Për trupin një xhaketë sipas formave, dhe për ato që janë formale mjafton një detaje ngjyrash.

Thojini ‘Po’ ngjyrës së bardhë
Keni nevojë për lehtësi, liri dhe ndryshim? Nisni duke futur në garderobën tuaj ngjyrën e bardhë, duke nisur nga një t-shirt, një këmishë një bluzë. Do i japin dritë dhe pozitivitet pamjes suaj. /tch

Artikulli paraprakZhvillimi i fëmijës në muajin e nëntë
Artikulli i rradhës Zhvillimi i fëmijës në muajin e dhjetë

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.