Zyrtarët shëndetësorë thonë se të moshuarit dhe ata me kushte para-ekzistuese janë më të rrezikuar nga komplikimet për shkak të këtij koronavirusi.
Dr. Kjersti Aagaard është një profesor i obstetrikës në Teksas. Ajo tha se gratë shtatzëna duhet t’i dijnë këto katër gjëra për koronavirusin, transmeton Gazeta Shneta.
Gratë shtatzëna nuk kanë më shumë gjasa të infeksohen se të tjerët.
Aagaard tha se nënat në pritje nuk kanë më shumë gjasa të infektohen nga ky virus kur ktrahasohen me gratë e tjera në të njëjtën moshë apo edhe me burrat e tyre në të njejtën moshë.
Gratë shtatzëna kanë tendencë të përjetojnë efekte më serioze
Shkencëtarët kanë të dhëna rreth një shekull tani për të parë se si pandemitë e ndryshme të gripit kanë prekur gratë shtatzëna, tha Aagaard. Këta numra tregojnë se gratë shtatzëna në tremujorin e tyre të dytë ose të tretë kanë rreth 45 përqind më shumë të ngjarë të shtrohen në spital dhe kanë komplikime të zemrës dhe mushkërive kur krahasohen me popullaten e përgjithshme.
Rreziqet shkojnë përtej sëmundjes së frymëmarrjes
Aagaard tha se të njejtët numra nga shekulli i kaluar gjithashtu tregojnë se sëmundjet e frymëmarrjes nuk janë rreziku i vetëm me të cilat përballen gratë shtatzëna.
Ekzistojnë gjithashtu rreziqe më të larta të lindjeve para kohe dhe gratë shtatzëna duhet të sigurohen që po kujdesen për vetën e tyre ashtu si çdo ditë.
Shkoni tek gjinekologu juaj
Edhe në këtë mjedis të distancës sociale, Dr. Aagaard rekomandon nënat shtatzënë të qëndrojnë në kontakt me gjinekologun e tyre dhe të mbajnë takimet e tyre të rregullta. /GazetaShneta/