6 produkte pa të cilët grimeret nuk mund ta paramendojmë këtë punë

2017-02-23 në ora 07:10

Emrat që ndodhen në këtë listë janë përgjegjës për ‘beauty’ edicionet e shumë bukurosheve në tapetin e kuq, kurse këto janë produktet kryesore në çantat e tyre kozmetike!

  1. Patric TA

Me kë punon: Gigi Hadid, Bella Hadid, Chrissy Teigen, Shay Mitchell, Jessica Alba

# Lapsi për buzë me ngjyrë neutrale

“Çdo vajzë duhet të posedojë laps për buzë. Ai vërtet ndikon që buzët të theksohen. Nuanca që kombinon tonet rozë dhe kafe është univerzale. Për klientet që kanë lëkurë më të ndritur përdorë këtë laps dhe kur dua vizualisht ta rrisë pamjen e buzëve. Gjejeni atë që i përgjigjet ngjyrës suaj të fytyrës dhe buzëve, kurse nëse deri tani nuk e keni përdorur shumë shpejt do ta kuptoni se çantën tuaj të toaletit nuk mund ta paramendoni pa këtë make-up ndihmës”.

  1. Fiona Stiles

Me kë punon: Gwyneth Paltrow, Natalie Portman, Elizabeth Banks, Jennifer Garner.

# Mbështjellësi i qerpikëve

“Nuk janë të gjithë të njejtë dhe nuk japin rezultate të njejta, për këtë hulumtoni pak në internet dhe ‘beauty-bllogje’ që ndoshta do të bleni pikërishtë atë i cili kryen punë. Çdo klienteje time i mbështjell qerpikët dhe këtë produkt e konsideroj vendimtarë në punën time”.

  1. Sabrina Bedrani

Me kë punon: Julianne Moore, Sandra Bullock, Vanessa Paradis, Felicity Jones.

# Prajmer maskara e bardhë për shtimin e volumit

“Vërtetë e kam të vështirë ta paramendoj se si kisha punuar pa këtë maskarë. Edhe pse para ca vitesh ka ndodhur ‘bum’ kur u paraqitën në treg, nuk qëndruan dhe tani nuk mund t’i gjeni në çdo parfumeri, unë ju këshilloj të provoni ndoshta përmes on-line shitjes. Favorite e imja personale është ajo e Dior me emrin Maximizer 3D”.

  1. Naoko Scintu

Me kë punon: Kate Mara, Mary Kate dhe Ashley Olsen, Eva Green.

# Xheli eyeliner

“Me këtë eyeliner i cili shitet dhe prodhohet në kutiza, kurse në sy aplikohet me brushë speciale, mund të fitoni precizitet dhe çiltërsi të pamjes e cila është e parealizueshme me eyeliner stickers apo laps për sy. Gjithashtu, me këtë produkt mund t’i vizatoni vetullat dha ta përdorni gjatë smokey eye teknikës. Është rrezistent ndaj ujit dhe gjendet në të gjitha ngjyrat kështuqë është më se i arritshëm. Xheli liner është produkt make-up të cilin e përdorë më së shumti”.

  1. Kira Nasrat

Me kë punon: Margot Robbie, Frieda Pinto, Jaime King, Olivia Culpo

# Blasam për buzë si lloj ndriçuesi

“Mund ta gjeni në parfumeri pak më mirë të furnizuara, kurse gjëja ime e preferuar në lidhje me këto ndriçues (të cilët përndryshe shiten si stickers dhe duken sikur buzëkuq) është se ekzistojnë në shumë nuanca dhe të gjitha janë në tone natyrale të ngjyrës së buzëve. Kuron buzët, i mbronë, duken perfekte, dhe prap jo aq të grimuara”.

  1. Kanako Takase

Me kë punon: Më së shumti me modele kryesore, Anna Ewers, Binx Walton, Daria Werbowy, Tinashe.

# Toner

Tonerët lehtësisht i shtriej në lëkurën e fytyrës së klienteve të mia, deri sa nën gishtat e mi nuk ndjejë se lëkura është zbutur. Përzgjedh gjithashtu ato tonerë të cilët përmbajnë edhe përbërës kurues natyral të cilët kanë aromë të këndshme, për çka klientet e mia përveç tjerash i adhurojnë. /femra.net/