Uji është burimi kryesor i jetës në tokë. Imagjinoni sikur një ditë të gjithë lumenjtë dhe oqeanet do të thaheshin. Si do të reagonit? Por më e rëndësishmja, sa gjatë do të mbijetonit në ato kushte?
Nuk ka një parashikim të saktë se sa shpejtë do ta vriste njeriun dehidrimi. Shumë studime supozojnë që një njeri normal do të mbijetonte pa lëngje dy deri në një javë. Shëndeti i personit, moti dhe aktiviteti fizik i tij e determinojnë sa gjatë do të mund ti mbijetonte mungesës së ujit. Të moshuarit, fëmijët, të sëmurët me sëmundje kronike dhe njerëzit që punojnë apo ushtrojnë në ambiente të hapura, janë në rrezik të lartë të dehidrimit, sipas Klinikës Mayo, transmeton Gazeta Shneta.
Zakonisht kur një person është i dehidruar sa për tu sëmurë, ata gjithashtu vuajnë nga mbinxehtësia, që nënkupton temperatura e brendshme e trupit është shumë e lartë.
Përderisa nivelet e ujit zbarkojnë brenda trupit, lëgjet ndahen për të mbushur organet vitale me gjak, duke i bërë qelizat të tkurren. Gjatë kohës kur uji del jashtë nga qelizat e trurit, Dr.Berns shpjegon që, qelizat e trurit dhe venat e gjakut brenda hapsirës së kafkës pëlcasin.
Një tjetër gjë shumë e rëndësishme rreth ujit është që e mundëson funksionimin e duhur të veshkave dhe nëse veshkat sëmuren atëherë është e vështirë të kemi një trup të shëndetshëm.
E gjitha ka të bëjë me plotësimin e nevojave për ujë dhe elektrolite. Për këtë arsye trupi juaj ka nevojë që të jetë stabil.