‘Good Egg Safety’, një markë ndërkombëtare për sigurimin e familjes, ka lëshuar një paralajmërim, sipas të cilit vendosja e fëmijëve në ulëset e tyre të makinës me xhaketën e trashë të tyre mund t’ia rrezikojë jetën foshnjës, transmeton Gazeta Shneta.
“Edhe pse mund të duket që foshnjet janë lidhur mirë, sërish ekziston një hendek në mes trupit dhe ulëses.”, thanë sigurimi familjar.
“Megjithatë, nuk është një ide e mirë që ta vendosni fëmijën në ulësen e fëmijëve me xhaketë dimri, pasi që krijon një hapësirë të madhe në mes fëmijës dhe rripit. Në këtë rast, rripi nuk është aq afër sa duhet të jetë në të vërtetë.”
Rripi i ulëses së fëmijëve në makinë është i përshtatur mjaftueshëm kur mund t’i fusni dy gishta pa pengesë ndër të, raporton The Independent.
Nëse shqetësoheni se fëmijës tuaj është duke i ardhur ftohtë, ‘Good Egg’ rekomandon t’i mbuloni ata me batanije./Gazeta Shneta/