Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëna paralajmëron se fëmijët nën 6 vjeç nuk duhet ta përdorin trampolinën fare

Jetë 27/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një nënë ka shpërndarë fotografinë e djalit të saj i mbuluar i tëri në gjips pas një aksidenti në trampolinë, aksident ky i cili po nxit prindërit e tjerë që fëmijët e vegjël të mos i lejojnë të luajnë në trampolina.

Kait Ellen përmes një postimi në Facebook, arriti të shpjegoi momentin kur fëmija i saj ra nga trampolina, derisa e gjithë familja ishte duke kërcyer në trampolina të veçanta në oborrin e tyre, transmeton Gazeta Shneta.

“Është e vështirë të rikujtosh se çfarë ka ndodhur para 12 ditësh. Ndihemi të detyruar t’u tregojmë prindërve tjerë në lidhje me rrezikun që përmbajnë trampolinat. Colton ra dhe theu femurin, kockën më të fortë në trupin e tij.”, tha Kait për mediat amerikane.

Sipas Akademisë Pediatrike të SHBA-ve dhe Akademisë Amerikane të Kirurgjisë Ortopedike, fëmijët nën moshën 6 vjeç nuk duhet të kërcejnë në asnjë lloj trampoline. Kjo, për shkak të faktit se eshtrat e tyre të brishtë nuk janë në gjendje t’i rezistojnë presionit të përsëritur nga hedhja.

“Kocka e fëmijës më të vogël, është më e butë, është më e lehtë për t’u shtypur dhe  e butë. Kocka fëmijërore mund të thyhet relativisht lehtë.”, shpjegoi kirurgu ortopedik Dr Randall Loder në SHBA.

Spitali i Fëmijëve në Melburn, i cili me sa duket trajton shumë fëmijë me plagë të pësuara nga kjo lloj pajisje të luajtshme, paralajmëron kategorikisht: “Trampolinat nuk janë të përshtatshme për fëmijët nën moshën 6 vjeç”.

Pra, çfarë konkluzioni mund të nxjerrim nga e gjithë kjo?

Fëmijët nën moshën gjashtë vjeç nuk duhet të kërcejnë në trampolinë – siç paralajmërojnë prodhuesit e trampolinave dhe ekspertët e shëndetësisë. Kockat e tyre të brishta dhe në zhvillim nuk janë ndërtuar për t’i bërë ballë rreziqeve të hedhjes së përsëritur./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKy është numri i infermierëve të larguar nga vendi për këtë vit
Artikulli i rradhës Venat varikoze mund t’ua rrezikojnë jetën pa dijeninë tuaj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.