Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja sa gjatë duhet mbajtur në gji foshnja

Këshilla për shtatzëna 07/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjidhënia si instinkt i fortë fiziologjik duhet të kultivohet dhe të monitorohet kujdesshëm. Nëse kjo nuk ndodh, procesi i komplikuar i laktacionit do të eskalojë, ndërsa do të kemi më pak fëmijë  që mbahen në gji.

Përgjatë ditëve dhe muajve të parë, nëna e vë foshnjën në gji sa herë ajo qan. Pas një kohe të caktuar foshnja e vendos një ritëm për t’ u vënë në gji, çdo 2 orë e gjysmë deri çdo 3 orë.

Foshnja për 24 orë kërkon të pijë 7-8 herë.

Foshnjën duhet mbajtur në gji 15-20 minuta, 7-8 minuta në njërin gji, 7-8 minuta në gjirin tjetër dhe atë me një renditje: djathtas-majtas herën e parë, pastaj majtas-djathtas herën e dytë, e me qëllim që të ndodhë zbrazja e mirë e gjinjve.

Nëse foshnja mbahet gjatë në gji, ose në njërin gji mund të ndodhë rrjepja e majës së gjirit, ndërsa një gjendje e tillë dikton shfaqjen e plasaritjeve, e këto mund të jenë burim për të ndodhur infeksioni, këso mënyre zhvillohet ndezja e gjirit (mastitis), një gjendje shumë e rëndë.

Duhet përmendur edhe një fakt: në moshën 6-8 javë të foshnjës ndodh një si “krizë e të mbajturit në gji”.

Në këtë moshë foshnjat preokupohen me zhvillimet që ndodhin në ambientin për rreth, i përceptojnë zërat, britmat, të qeshurat dhe e lënë gjirin ose “hahen” me gji.

Nënat kujtojnë se nuk po kanë gji dhe provojnë t’u japin qumësht artificial, ndërsa kjo bëhet shkak për ndarjen nga gjiri.

Zgjidhja bëhet duke e vendosur foshnjën në një kënd të errët e të qetë, kur foshnja nis të pijë dhe koncentrohet në marrjen e gjirit. /Telegrafi/

 

Artikulli paraprakKa një lajm të keq për nënat që përdorin paracetamol gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Gruaja tregon se si të mos përjetoni dhimbje gjatë lindjes

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.