Për shkak të përdorimit të pilulave ndaj fertilitetit apo fekondimit “in vitro”, në disa vende në botë, numri i binjakëve ka pësuar rritje.
Megjithatë, meqenëse nuk ka asgjë të vërtetuar, ne ju rekomandojmë t’i ndiqni këshillat e mëposhtme në lidhje me këtë, transmeton Gazeta Shneta.
1. Mundohuni të konceptoheni gjatë periudhës së gji dhënies
Në një studim të vitit 2006, të publikuar në Revistën Mjekësore të Riprodhimit, shkencëtarët arritën të gjenin se gratë që po ushqenin me gji dhe po tentonin për konceptim, gjasat ishin shumë më të mëdha për të ngelur shtatzënë me binjakë sesa ato që nuk e bënin një gjë të tillë.
Megjithatë, që prej atij viti, nuk kishte pasur ndonjë studim tjetër vazhdues të kësaj çështjeje.
2. Pritni deri sa t’i keni mbushur disa vite
Mosha juaj luan një rol të rëndësishëm në konceptim. Nëse ngeleni shtatzënë në të 30’tat, shanset për t’u konceptuar me binjakë do të rriten.
Kjo ndodh si rezultat i prodhimit më të shumtë të hormoneve stimuluese të ovulacionit në këtë moshë.
3. Pesha dhe gjatësia
Gratë që kanë peshë më të madhe duket se kanë një shans më të madh të konceptimit të binjakëve në krahasim me gratë tjera, sidomos gratë që pesha e tyre shkon poshtë intervalit të peshës së rekomanduar.
4. Qëndroni mirë me folatin
Studimet tregojnë se gratë që kanë nivel të lartë folati në organizmin e tyre, shtojnë gjasat e tyre për t’u konceptuar me binjakë për 40 për qind.
Folati mund të gjendet në perimet, si: spinaqi, brokoli dhe bishtajoret.
5. Konceptohuni pasi t’i keni ndërprerë pilulat kontraceptive
Nganjëherë ndodh që nëse gruaja ndërpren përdorimin e kontraceptivëve, cikli i saj mund të jetë i parregullt dhe të shkaktojë që vezoret e saj të lëshojnë numër më të madh vezësh./Gazeta Shneta/