Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si mund ta kuptoni që fëmiu juaj ka parazitë në zorrë

Këshilla për shtatzëna 02/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fotografia: Akron Children’s Hospital

Parazitët e zorrëve janë mjaft të frekuentuar tek fëmijët e moshës së ulët.

Parazitët shfaqen tek fëmijët si pasojë e pirjes së ujit jo të pastër si edhe për shkak të një higjiene jo të mirë personale.

Si mund të trajtohet ky problem?

Parazitët e zorrëve mund të trajtohen me anën e përdorimit të medikamenteve specifike si edhe me anën e krijimit të një higjiene shumë të mirë tek fëmija. Ai duhet të lajë shumë shpesh gjatë ditës duart sidomos para se të hajë ushqimin si edhe pasi të ketë shkuar në banjë. Kjo është një mënyrë për të parandaluar shpërndarjen e tyre.

Si mund të dallojmë nëse fëmija ka parazitë?

Zakonisht një nga shenjat më kryesore është mungesa e oreksit. Në disa raste mund të krijohen probleme edhe me jashtëqitjen për shkak të bllokimit të zorrës, prania e gjakut në feçe, diarreja, prania e krimbave në feçe etj. Në jo pak raste infeksioni mund të shkaktojë edhe dhimbje barku tek fëmija, si edhe dhimbje muskujsh dhe dobësim për shkak të lëvizjes së tyre në trup. Kjo është një gjendje që nuk shfaqet tek të gjithë fëmijët.

Fëmija juaj ka kruarje në zonën e anusit?

Kjo është një tjetër shenjë që paralajmëron se fëmija ka parazitë. Kryesisht ky është një shqetësim që shfaqet më shpesh gjatë natës. Ju duhet të mos e lejoni fëmijën të kruhet pasi mund të favorizohet përhapja më e madhe e tyre me anën e gishtave.

Fëmijët që kanë parazitë mund të kenë gjithashtu edhe probleme me rritjen dhe zhvillimin fizik, duke bërë gjithashtu që të mos shtojnë shumë peshë trupore.

Cfarë masash duhet të marrim?

Higjiena personale duhet të jetë shumë e mirë dhe krahas kësaj duhet pasur kujdes edhe me veshjet e fëmijës, si edhe me çarçafët ku ai fle, peshqirët që përdor si edhe me çdo veshje tjetër që fëmija i infektuar përdor./pernenat

Artikulli paraprakUrtikaria tek bebet: Shkaqet dhe trajtimi
Artikulli i rradhës Kujdes: Ka raste që mund të ngelësh shtatzënë përmes seksit anal

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.