Dy binjake të bashkuara janë ndarë me sukses, pasi ndanin pjesë të zemrave të tyre dhe organe të tjera për gati dy vite.
Anna Grace dhe Hope Elizabeth Richards kanë lindur të bashkangjitura me gjoks dhe stomak, kur lindën më 29 Dhjetor të vitit 2016.
Pas një viti jetese në një njesi të kujdesit intensiv neonatal, duke ndarë të njëjtën mëlçi, diafragmë dhe pjesë të zemrës, u ndanë gjatë një operacioni shtatë-orësh më 13 Janar të këtij viti, njoftuan të hënën zyrtarë nga Spitali i Fëmijëve në Teksas të Hjustonit, transmeton Gazeta Shneta.
Binjakët janë duke u rikuperuar në spital dhe pritet të jenë të gatshëm të shkojnë në shtëpi për rreth një muaj.
“Ne kemi menduar dhe jemi lutur për këtë ditë për gati dy vite”, tha nëna e tyre, Jill Richards, “është ndjenjë e papërshkrueshme t’i shohësh dy vajzat e mia të ndarë në dy shtretër të veçantë.”
Gjendja e tillë shëndetësore është shumë e rrallë, duke bërë shkaqet prapa saj të vështira që të studiohen, dhe, për këtë arsye, mbeten ende të paqarta në sytë e shkencës./Gazeta Shneta/