Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushqime me një kafshatë për fëmijë

Këshilla për shtatzëna 20/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndër recetat e ushqimeve me një kafshatë për fëmijë, kuzhinieri Erdis Çollari sugjeron: Krahë pule me susam , mini sanduiçë dhe fileto pule me pekmez.

I gjithë sekreti i kësaj recete qëndron në pastrimin e krahëve të pulës me kujdes për t’i nxjerrë nga kocka në mënyrë që të qëndrojnë në këmbë. Pasi i kemi prerë përgatisim marinimin me salcë soje dhe mjalt. I shtojmë masës susamin dhe i vendosim në furrë për 15 min. Për dekorimin e kësaj pjate, kuzhinieri ka zgjedhur zgjedhur patatet, duke i prerë në forma të rrumbullakta, e më pas i hedh në një tenxhere me ujë të valuar duke i shtuar pak kripë, lëng limoni dhe xhinxher. Pasi krahët e pulës dhe patatet janë gati, i vendosim në pjatë sipas dëshirës.
Sugjerimii dytë i “Finger foods” për fëmijë është një sanduiç me proshutë, djath guda, krem djathi dhe sallatë jeshile. Në përgatitjen e kësaj recete shumë të thjeshtë, pas mbushjes së fetave të bukës, duhet të kujdesemi t’i presim në trekëndësha të vegjël në mënyrë që të konsumohen më lehtë nga fëmijët.

Receta e tretë është fileto pule e zier në uthull balsamike, me pekmez, pure patatesh, rigon, karrota baby dhe hudhra. Si fillim ziejmë fileton e pulës me uthull balsamike, duke i shtuar më pas pekmezin e shtëpisë, piper, rigon dhe i lëmë të ziejnë për 15 min. Pasi fileto të jetë zierë dhe të ketë marrë një ngjyrë vishnje, fillojmë me prerjen duke u kujdesur sërish ta presim hollë. Shtrojmë në një pjatë puren e patates duke i shtuar karrotat baby të marinuara me vaj dhe kripë. Në fund vendosim pjesëzat e pulës./Kidstime/

Artikulli paraprakFoshnjet kanë nevojë për një gjë të tillë, por pak nëna po e praktikojnë
Artikulli i rradhës Humbja e aftësisë të së dëgjuarit tek fëmijët, si ta parandaloni

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.