Një numër i madh nënash vendosin të flenë me foshnjën e tyre për shkaqe sigurie, megjithëse veprimi mund të ketë pasoja.
Një studim i kohëve të fundit nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë ka konkluduar se nënat që ndajnë shtratin me fëmijën kanë më shumë gjasa të preken nga depresioni.
Po ashtu ndarja e shtratit me fëmijën bën gjumin e prindërve të parehatshëm dhe stresues. Stresi rrit rrezikun që këto nëna të zhvillojnë simptoma si: ndihen të pashpresa, qajnë vazhdimisht, madje mund të mendojnë të lëndojnë edhe veten apo të tjerët.
Për shkak edhe të ndryshimeve hormonale dhe lodhjes së tepërt, nënat e reja kanë shumë luhatje humori./noa.al/