Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon shtrëngimin e vonuar të kërthizës(jo më herët se një minutë pas lindjes) për përmisimin e rezultateve të shëndetit të nënës dhe fëmijës.
Por, disa njerëz e vonojnë këtë procedurë për një kohë të gjatë, ja cfarë duhet të dini rreth lindjeve të ‘lotusve’, transmeton Gazeta Shneta.
E njohur gjithashtu edhe si mosndarje e kërthizës, lindja e lotusit i referohet praktikës së mos shtrëngimit të kërthizës pas lindjes, në mënyrë që foshnja të lihet së bashku me placentë derisa kjo të ndahet natyrshëm.
Kjo zakonisht ndodh 3 deri në 12 ditë pas lindjes.
Por, a funksionon kjo? Për ta bërë këtë, prindërit mbajnë placentën në një tas apo qese. Ata që e kanë bërë këtë, rekomandojnë mbulimin e placentës me kripë dhe bimë, në mënyrë që të shmangin ndonjë aromë.
Pse ka filluar kjo praktikë? Ata që po e praktikojnë këtë gjë thonë se kontakti i zgjatur me placentën mund të ofrojë shumë përfitime shëndetësore, siç është rritja e lidhjes ndërmjet nënës dhe foshnjës.
Por, çfarë thonë ekspertët? Kolegji Amerikan i Obstetrëve dhe Gjinekologëve nuk kanë ndonjë qëndrim rreth kësaj, derisa njëri nga mjekët Dr. Sherry Ross pohon se rreziqet potenciale përfshijnë infeksionet në placentë dhe në foshnjën.
Për fund: Ne të gjithë i përkrahim nënat që të zgjedhin metodat më të mira që ato preferojnë rreth lindjes, por një praktikë e tillë e çuditshme mund të jetë një rrezik për foshnjën./Gazeta Shneta/