Virusi “human papilloma” (HPV) është një ndër sëmundjet më të zakonshme të transmetuara seksualisht, sipas Qendrës për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Ekzistojnë 200 lloje të HPV-së, sipas Institutit Kombëtar të Kancerit, ku 40 nga ato mund të shpërndahen nëpërmjet kontaktit direkt seksual dhe mund të shkaktojë lytha oral dhe gjenital, e madje edhe të zhvillojë edhe kancerin, transmeton Gazeta Shneta.
Llojet e tjera të HPV-së janë më pak të frikshme dhe shkaktojnë lythat tuaja jo-gjenitale të zakonshme, që gjenden zakonisht në duar dhe këmbë; këto lloje nuk kalojnë nëpërmjet marrëdhënieve seksuale dhe në vend të kësaj, ato mund të transmetohen nëse ecni zbathur në një dush publik, për shembull.
Nëse tashmë keni kontraktuar HPV, ka mënyra për të trajtuar lythat dhe për të ndihmuar në uljen e mundësisë së infektimit të një partneri.
Nëse ju keni shmangur HPV deri më tani, ka mënyra për të ndihmuar në parandalimin e infeksionit dhe gjendjet shëndetësore që mund të rezultojnë. Këto arrihen nëpërmjet konsultimit me mjekun./Gazeta Shneta/