Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A rekomandohet të bëni plazh në shtatzëni, tregojnë dermatologët

Këshilla për shtatzëna 12/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me ardhjen e verës rritet dhe dëshira jonë për të marrë pak rreze dielli e për t’i dhënë lëkurës atë ngjyrën e errët, e cila është tërheqëse për të gjithë.

Por a mund të bëjmë banjo dielli gjatë shtatzanisë?

Sipas ekspertëve, ju nuk duhet të bëni banjo dielli edhe në qoftë se nuk jeni shtatzënë. Dermatologja Sweta Rai nga “Shoqata e Dermatologëve të Britanisë” u shpreh se të rrish nën rrezet e diellit me orë të tëra nuk është e rekomandueshme, sidomos gjatë shtatzanisë.

“Për shkak të ndryshimeve hormonale që i ndodhin një gruaje gjatë shtatzanisë, nishanet në lëkurën e saj mund të ndryshojnë gjithashtu”, shpjegon Dr.Rai. Ekspozimi në diell i këtyre nishaneve mund të bëjë që ndryshimet që ata pësojnë gjatë shtatzanisë të jenë më të rëndë duke rritur kështu mundësinë për tu shndërruar në kancer lëkure.

Gjithashtu gjatë shtatzanisë sistemi juaj imunitar është pak më i dobët pasi i duhet të mbështesë edhe bebin. Kjo gjë e rrit më tepër rrëzikun e prekjes nga sëmundjet që shkaktohen nga ekspozimi i tepërt në diell.

Po bebi a rrezikohet nëse bëj banjo dielli në shtatzani?

“Deri tani nuk ka ndonjë studim që provon se bebi mund të dëmtohet ose jo gjatë banjove të diellit në shtatzani”, thotë Dr.Rai. Por edhe pse pa ndonjë provë shkencore, shumë ekspertë mendojnë se ekspozimi i nënës në diell nuk do të mund ta dëmtojë bebin për aq kohë sa nëna e mban nën kontroll temperaturën e trupit të saj, qëndron e hidratuar dhe nuk shtrihet me bark.

Disa këshilla:

  1. Përdorni krem mbrojtës me mbrojtje +30.
  2. Riaplikojeni kremin çdo 2 orë.
  3. Mos qëndroni në kontakt direkt me rrezet e diellit për një kohë të gjatë.
  4. Shmangni qëndrimin në diell nga ora 11 deri në orën 13. /pernenat
Artikulli paraprakJennifer Lopez tregon për jetën si nënë dhe punën: Është e vështirë, po plakem
Artikulli i rradhës Pse hamë shumë kur jemi me nerva

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.