Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kjo ditë është mjaft e favorshme për t’u relaksuar për këto shenja të horoskopit

Horoskopi 23/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dashi – Gjatë kësaj të shtune do mund ti besoni karizmës tuaj, për të bërë njohje të rëndësishme si nga pikëpamja profesionale edhe ajo sentimentale. Duhet të jeni gatshëm për t’u përballuar në disa debate me kolegët tuaj.

Demi – Kjo fundjavë do të jetë interesante për të riparë disa çështje të së shkuarës tuaj. Do të përfshiheni nga melankolia dhe gjithçka për shkak të disa kujtimeve që e keni vështirë ti harroni. Këshillohet që në vendin e punës të shfaqeni sa më autoritarë.

Binjakët – Mundohuni që të shmangni skenat dramatike në dashuri, edhe pse për shkak të natyrës suaj, prireni që të jeni shumë impulsivë. Në vendin e punës, ky është momenti i duhur për të shfaqur të gjithë kapacitetin tuaj.

Gaforrja – Duhet të përvishni mëngët sa më parë, për të zgjidhur të gjitha tensionet që keni patur së fundmi me partnerin/en tuaj. Ka shumë dyshime dhe nëse nuk i thoni, do të jeni të tensionuar në vijimësi. Kështu që kjo është dita e duhur për tu përballur.

Luani – Gjatë kësaj dite do të jeni tejet romantik dhe kjo në sajë të përgjigjeve të mira në dashuri. Ky është momenti më i favorshëm i vitit, për të zyrtarizuar një lidhje tuajën.

Virgjëresha – Kjo ditë është mjaft e favorshme për t’u relaksuar dhe rigjetur harmoninë dhe bashkëpunimin me partnerin/en tuaj. Mundohuni të gjeni sa më shumë kohë, për të diskutuar me qetësi, projektet tuaja për të ardhmen. Këshillohet që të bëni kujdes me shpenzimet e papritura.

Peshorja – E shtuna do të jetë mjaft intriguese për të rizgjuar emocionet. Erotizmi do të jetë i fortë dhe do të keni mundësi të mëdha për të rindezur pasionin në çift. Lini mënjanë ankthin dhe provokimet e të tjerëve dhe përqendrohuni vetëm tek vetja juaj.

Akrepi – Do të hutoheni nga ngacmimet e kolegëve tuaj dhe kjo gjë mund të ndikojë në rezultatin tuaj në punë. Mundohuni të silleni me sa më shumë diplomaci dhe të bëni sytë katër, për të mos iu ikur nga duart marrëveshje të rëndësishme.

Shigjetari – Këshillohet që gjatë kësaj dite të shmangni sa më shumë aktivitetet që ju lodhin dhe që gjatë ditëve të fundit ju kanë ngarkuar së tepërmi. Tregoni më shumë kujdes për shëndetin tuaj dhe mundohuni të rrini sa më shumë me njerëz pozitivë.

Bricjapi – Do të surprizoheni nga prania e një personi të cilin nuk e shikoni prej kohësh. Ritakimi me të do të zbulojë strategji interesante për t’u përdorur në vendin e punës. Në dashuri kjo është një periudhë që iu gjen të qetë, kështu që nisni të bëni plane për verën.

Ujori – Kjo e shtunë do të jetë e rëndësishme për të marrë rezultate në vendin e punës. Jini të vendosur për gjithçka, me synim arritjen e objektivit. Orët e pasdites janë mjaft të favorshme, për të pasur takime të reja.

Peshqit – Do të jetë një ditë mjaft e qetë, gjatë së cilës do të bëni transaksione të vogla, të cilat do ju mbajnë të angazhuar gjatë gjithë paradites. Përfitoni nga mbrëmja e lirë për të dalë dhe për të bërë takime të reja. Jini më të hapur dhe spontan në raport me të tjerët dhe do arrini që të bëni për vete, persona që i keni përzemër.

Artikulli paraprakMjekët: Bëni kujdes nga kjo, mund t’iu bëjë të pësoni abort
Artikulli i rradhës Vazhdon shiu edhe sot, e shtunë 23 qershor 2018

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.