Valët e buta të ujit të detit vërtetë mund të jenë emocionuese për fëmijën tuaj dhe këtë mund ta pëlqej kur luan bashkë me ju. Por prindërit duhet të jenë të kujdesshëm që ta mbërthejnë mirë beben kur hyjnë në det.
Edhe nëse fëmija dëshiron të notojë, kujtoni se uji në pishinë nuk është i njëjtë me ujin e detit. Një gëlltitje uji të kripur mund të mos i pëlqejë fëmijës dhe poashtu mund t’i shkaktojë djegie të syve, për çka duhet të nxitoni t’ia shpërlani me ujë të pijshëm, transmeton Gazeta Shneta.
Nuk ka asnjë rregull që tregon se në çfarë moshe mund ta fusni fëmijën në ujin e detit. Megjithatë, shumë ekspertë pajtohen se pritja deri në 6 muaj është një ide e mirë.
Për një eksperiencë të sigurt, anashkalojeni spërkatjen apo futjen në ujin e detit deri kur fëmija mbush 6 muaj. Foshnjet nën moshën 2 muajsh nuk mund të kenë një sistem imun të përshtatshëm për të luftuar me shumë baktere në oqean. Ndërsa foshnjet nën 6 muaj shpesh nuk janë në gjendje të rregullojnë temperaturën e trupit të tyre kur futen në ujin e ftohtë të detit.
Përveç kësaj një fëmijë me këtë moshë nuk ka kontroll të mirë të kokës, kështu që mund ta fus kokën aksidentalisht nën ujë. /Gazeta Shneta/