Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gratë dhe vajzat po ftohen nëpërmjet telefonit të bëjnë PAP testin

Këshilla për shtatzëna 13/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sot, për herë të parë në Kosovë grave dhe vajzave në Komunën e Prishtinës (nga 21-65 vjeç) u janë dërguar ftesa individuale nëprëmjet mesazheve telefonike (SMS) për të kryer PAP testin në njërën nga Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, si QKMF- Qendra e Mirëqenies së Gruas, Qendra e Mjekësise Familjare Nr. 5 apo Qendra e Mjekësisë Familjare Nr. 6.

Informimi dhe vetëdijesimi i grave dhe vajzave për të bërë PAP testin u arrit nëpërmjet mbështetjes së UNFPA-së, Zyra në Kosovë dhe koordinimit nga ana e Fondacionit “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”.

“Ofrimi i Pap testeve pa pagesë si pjesë e programit të Skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës po vazhdon me sukses edhe në vitin 2018 në Komunën e Prishtinës. Programi i skriningut të kancerit të qafës së mitrës, përmes Pap testeve, u lansua fillimisht në vitin 2016 dhe deri më tani ka mundësuar realizmin e Pap testeve për gratë në grup-moshat e synuara në tre Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Në vitin 2018, programi u zgjerua edhe në Komunën e Prizrenit, ku ofrimi i Pap testeve do të fillojë gjatë muajit korrik. Qëllimi i skriningut për kancer të qafës së mitrës është zbulimi i hershëm i qelizave jonormale të qafës së mitrës, në fazat e hershme, kur mund të hiqen me lehtësi para se të zhvillohet kanceri”, thuhet në njoftim.

Dorina Grezda nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë vlerësoi se janë të lumtur që kanë arritur të praktikojnë standardet ndërkombëtare të programeve të skriningut.

“Duke shpresuar të kemi një përgjigje nga ana e grave për të kryer PAP testin, Kanceri i Qafës së Mitrës mund të parandalohet!” theksoi ajo.

Ky projekt është mundësuar nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara- UNFPA si dhe falë bashkëpunimit në mes të Drejtoratit Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale te Komunës se Prishtinës, Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Institutit të Anatomisë Patologjike në Qendrën Klinike Universitare te Kosovës, Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik në Kosovë dhe Aksionit për Nëna dhe Fëmijë. /Telegrafi

Artikulli paraprakA mund të bëni gjumë në shpinë gjatë shtatzënisë, ja ç’thonë ekspertët
Artikulli i rradhës A duhet të futeni me telefona në sallën e lindjes? Ja ç’rekomandojnë gjinekologët

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.