Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Numri i foshnjave t braktisura pëson rënie në Kosovë

Lajme 21/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Braktisja e fëmijëve të porsalindur në Kosovë, ka shënuar rënie këtë vit në krahasim me vitet e kaluara.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë braktisur 13 fëmijë të porsalindur. Ndërkaq, gjatë vitit 2017 pa prind kanë mbetur 34 fëmijë. Shkaktar kryesor i kësaj dukurie thuhet se është gjendja e rënduar socio-ekonomike.

Mimoza Kqiku, këshilltare në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se bazuar në të dhënat statistikore nga vitet paraprake, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kemi një rënie të numrit të fëmijëve të braktisur.

Në si ministri, Ministra e Punës dhe Mirëqenës Sociale, u referohemi raporteve vjetore të cilat i pranojmë nga komunat e Kosovës. Në bazë të raporteve nga qendrat për pune sociale të komunave për periudhën janar- qershor 2018, janë evidentuar trembëdhjetë fëmijë të braktisur.

Punëtorja sociale në Repartin e Gjinekologjisë në QKUK, Mevlude Veseli-Bajra, tha për Radio Kosovën se në gjashtëmujorin e parë i kanë pasur vetëm tri raste të braktisjes së fëmijëve në këtë klinikë. Sipas saj, gjendja e rënduar socio-ekonomike është ndër shkaqet kryesore që ndikon në braktisjen e fëmijëve.

Arsyeja është se nuk kanë përkrahje dhe nuk kanë se ku t’i çojnë fëmijët. Ish i dashuri apo i fejuari nuk merr përgjegjësi, të ardhura nuk kanë, vendbanim nuk kanë, ato detyrohen t’i braktisin fëmijët. Nëse do të kishin pasur kushte një në njëmijë raste, këto nëna nuk do t’i kishin braktisur fëmijët e tyre.

Ndërsa, Mjellma Luma, udhëheqëse e Qëndresë Këshilluese nga ‘’SOS Fshati’’ në Prishtinë, tha se këtë vit kanë rënie të fëmijëve të braktisur në krahasim me vitin e kaluar.

Gjatë viti 2018, në ‘’SOS Fshatrat e Fëmijëve’’ është vendosur vetëm një foshnje e braktisur, fatmirësisht në pjesën e parë të këtij viti në bazë të të dhënave që kemi, numri i fëmijëve të braktisur është në rënie nëse krahasojmë më vitin e kaluar.

Nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se duke iu referuar listave të rregullta mujore për familjet potenciale adoptuese, ka interesim të madh për adoptim të fëmijëve të braktisur. Ndërsa sipas tyre, preferencë gjinore, ka për të dy gjinitë.

Artikulli paraprakEmina Cunmulaj me një tjetër fotografi të ëmbël të dy vajzave të saj
Artikulli i rradhës Shumë shtatzëna pinë çaj të gjelbër, por pak nga to janë në dijeni për rreziqet

Ju sugjerojmë

QKSUK rehabiliton pacientin me protezë speciale pas operacionit të kancerit në nofullë

04/06/2026 Lajme

ShSKUK: Raporti i Auditimit nuk evidenton keqpërdorim të mjeteve publike, rekomandimet kanë nisur të zbatohen

04/06/2026 Lajme

Edhe nesër i hapur afati për aplikimin për 100 eurot e lëshuara nga qeveria

04/06/2026 Lajme

Komuna e Prishtinës paralajmëron 300 euro gjobë për ata që hedhin mbeturina vëllimore

04/06/2026 Lajme

Rreth 8 mijë maturantë aplikojnë deri tani për Maturën Shtetërore

04/06/2026 Lajme

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim politik të subjekteve politike

04/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.