Gjykata Themlore në Prishtinë ka marr sot vendimin për gjinekologun Fehmi Ahmeti. Gjykata ia ka caktura masën e arrestit shtëpiak për një muaj, nën dyshimin se ka kryer kundërligjshëm ndërprerjen e shtatzënisë tek vajza nga Drenasi
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit F.A për shkak të veprës penale Ndërprerja e pa lejuar e shtatzënisë nga neni 184 par2 të Kodit Penal Republikës së Kosovës. Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurit F.A iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej datës 07.02.2019 deri me datë 06.03.2019”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Shneta.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.A me dt. 15.01.2019 në kundërshtim me Ligjin 03/L-10 për ndërprerjen e shtatzënisë, në ordinancën e tij private specialisktike-gjinekologjike ka bërë ndërprerjen e shtatzënisë ndaj të dëmtuarës A.G”.
“Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e arrestit shtëpiak është bërë duke pasur parasysh peshën e veprës penale, pasi që i pandehuri po të gjendet në liri, ekziston rreziku se i njëjti do të ndikoj tek dëshmitarët apo të arratiset me qëllim që ti shmanget përgjegjësisë penale. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, përfundon njoftimi.
Kujtojmë se ordinance e Ahmetit fillimisht u bastis nga Policia e Kosovës, ndërsa Gazeta Shneta ka raportuar edhe për inspektimin e Inspektoratit Shëndetësor të cilët kanë gjetur se ordinance e gjinekologut ishte pa licencë që nga muaji korrik i vitit të kaluar. Poashtu është konstatuar se në ordinancë nuk ka pasur kushte për të kryer abort. /Gazeta Shneta/