Diplomatja kosovare, Edita Tahiri për herë të parë për publikun shqiptar ka rrëfyer pjesë të panjohura më herët nga jeta e saj.
Ajo madje ka treguar arsyen se pse nuk u martua asnjëherë, teksa nuk ka mohuar se ka qenë e dashuruar.
“Deri tani nuk jam martu. Vështirë është me dhanë shpjegimin, sepse kur zhvillohet jeta, njeriu ndalet kohë pas kohe reflekton, bën balanset dhe e sheh se si është vendosur në raport me jetën, apo me burrin, apo me fatin jetësor. E para nuk është që nuk kam pas pjesë të jetës së dashurisë, por koha e vendimeve për martesë në kohën time, unë jam në moshë 62 vjeçare “, tha Tahiri.