Ishte data 9 e muajit prill viti 2016, ishte dita kur e kuptova qe kisha kancer, edhe pse jam nje besimtare e forte, ishte e veshtire vetem te mendoja e ta pranoja kete semundje te mallkuar!
Shkruan: Flora Berisha Avdylaj
Isha ne mes, JETE A VDEKJE!
Kisha nje familje , te cileve mendoja se si tua them , ahhhh kjo me gerryente shpirtin, shpirtin e nje Nene te 5 femijeve!
Si t’ia them vajzes se madhe Egzones??
Vendosa ta mbaj te fshehur per 2 muaj e gjysme rresht, sepse ajo e kishte afer mbremjen e matures, nuk desha ta merzisja, t’ia prishja endrren , doja ta shihja bijen time duke perfunduar nje pjese te shkollimit e duke u graduar me larte!
Për të mësuar më shumë për komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU
Çdo orë e çdo ditê , behej me e veshtire se tjetra , se kisha menduar asnjehere por cdo dite ishte shpresa dhe vullneti i Zotit qe me mbanin ne kembe, duke mos u ndaluar asnjehere duke menduar se si te kthehem e shendoshe prane femijeve dhe bashkshortit tim, luftoja me jeten, me mjeket, me terapite e ndryshme vetem e vetem te dilja fituese, te isha shprese per dikend, e rendesishme eshte vullneti dhe prania e njerezve qe te japin durim, ahhh sa vuajtje, sa dhimbje kisha çdo dite e nate! Nê këtë periudhe të veshtire të jetes sime , isha me fat qe isha e rrethuar me njerezit e mi te dashur, bashkeshortin, femijet e mi qe ishin forca dhe motivi im per jeten, familjaret dhe shoqeria ime!
Nuk e thone kote “ miku i mire ne dite te veshtire” ! Ishte nje person qe me qendroj afer 3 vite, ishte shoqja ime me e mira, e kisha mbeshtetjen me te madhe, bashke i ndam dhimbjet qe i kisha
! Nuk e di ku e kishte gjithe ate energji, gjithe ate pozitivitet! Nuk me la te dorezohem! Çdo dite fjala qe e thoshte ishte “ UNË BESOJ”. Me japi shpres edhe kur nuk kisha!
Mi lehtesoj dhimbjet edhe kur ishin të padurueshme. Me beri te buzeqesh sa here e takova e sa here zerin ja degjova! Ndoshta e kam tepruar, kur e kisha prane isha me e sigurt isha me e fort! Ndoshta kerkova shume, por shpresoj ma ben hallall ! E kisha qetesi ne mes te stuhis, e diell ne mes te acarit!
Faleminderit perjetesishte shoqja ime, shoqe unike e e pazavendesueshme! Pas 3 viteve me radhe kalova cdo gje, nuk ishte e lehte ndryshimi i gjendjes fizike ,nuk ishte e lehte te me shihnin femijet ne gjendje jo te mire, por ja dola ! Erdhi dita me e lumtur per mua, per familjen e shoqerin!
Me ndihmen e Zotit e te mjekeve te perkushtuar, me vullnet e shpres! Faleminderit të gjitheve qe i kisha afer!
Jeta eshte nje film me episoda e them film sepse nuk e dim se cfare do ndodhe por edim se sa duhet te jemi te forte dhe te luftojme per ate qe duhet dhe ta marrim, shendeti eshte mbi te gjitha ajo eshte dhurate per ate qe e ka, ditet ne vazhdime shfrytzoni me te mira sepse per mua cdo dite kur hapja syt ishte falenderim sepse ishte e veshtire t’i mbyllja sepse frika qe kisha me bente te mendoja a do zgjohesha neser..!
Duroni, luftoni, shpresoni dhe ne fund merreni ate qe e meritoni..! Tani e di , jeta eshte e bukur, jetoni çdo dite. Faleminderit qe ka njerez te mire.