Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Trajtimet alternative të depresionit tek gratë shtatzëna për të mos rrezikuar foshnjën

Këshilla për shtatzëna 19/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas një rishikimi të shkurtër të pasojave të gjendjes së depresionit të patrajtuar dhe rreziqeve të lidhura me përdorimin barnave antidepresive gjatë shtatzënisë, hulumtuesit paraqesin provat për modalitetet plotësuese dhe alternativa të përdorura gjerësisht për të trajtuar këtë problem serioz.

Deri në 25% të grave përjetojnë depresionin gjatë shtatzënisë dhe relativisht pak nga ato marrin kujdes të përshtatshëm për të zvogëluar rezultatet e mundshme serioze negative për nënën, fetusin dhe fëmijën në tërësi gjatë fazës zhvillimore shkruan psycologytoday.com transmeton Gazeta Shneta.

Gjendja e depresionit gjatë shtatzënisë shoqërohet me kujdesin e dobët prenatal duke përfshirë mosmarrjen e vitaminave dhe medikamenteve me recetë dhe shkallën e rritur të alkoolit dhe abuzimit të substancave ilegale, të cilat mund të kenë pasoja negative shëndetësore për nënën dhe fetusin.

Me shqetësim të madh, gjendja depresive në periudhën perinatale rritë ndjeshmërinë për rrezikun e vetëvrasjes së nënës.

Depresioni perinatal rritë rrezikun e lindjes së parakohshme dhe të peshës së ulët të foshnjës, të cilat të dyja rrisin rrezikun e problemeve shëndetësore gjatë lindjes dhe të zhvillimit afatgjatë të foshnjës.

Poashtu, mendohet se foshnjet e nënave në depresion janë më irrituese, kanë më shumë probleme me gjumin, janë në rrezik  të zhvillimit të vonuar motorik dhe të njohjes.

Sëmundja e depresionit dhe përdorimi i barnave antidepresive gjatë shtatzënisë shoqërohet me rritjen e rrezikut të problemeve mjekësore në fetus dhe, më pas, në problemet e sjelljes tek fëmijët.

Për shkak të rreziqeve që lidhen me barnat kundër depresionit, shumë gra shtatzëna preferojnë të përdorin qasje plotësuese dhe alternative.

Një rishikim i kohëve të fundit i moduleve të përdorura gjerësisht për të trajtuar gjendjen e depresionit në shtatzëni gjetën disa dëshmi për omega-3,  folatet dhe vitaminë D, pastaj aktivitetet fizike dhe yoga të rregullta ndihmonin mjaft shumë për menaxhimin e depresionit./ Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi ndikon sindromi ovarian policistik tek fertiliteti i grave
Artikulli i rradhës Gjashtë vjeçari dyshohet se vdiq nga meningjiti, Ramadani: Ka qenë rast i vonuar

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.