Mësuesi mund të insistojë së fëmija yt po tregon sukses të lartë në shkollë, është i disiplinuar dhe shumë më i pjekur se shokët e klasës, por pas orës 3 pasdite ju nuk po arrini ta shihni një gjë të njejtë.
Kjo lidhet drejtpërdrejtë me presionin që fëmijët e ndjejnjë në shkollë; është situatë normale por që patjetër kërkon vëmendjen e prindërve, përndryshe fëmijët mund të pësojnë lënime emocionale dhe psikike për një kohë afatgjatë, trasnemton GazetaShneta.
Në vitet e para të shkollës, fëmijët janë ende duke e zhvilluar koncetrimin, fokusin dhe përqëndrimin. Shkolla është një nga vendet më të përshtatshme që i kultivon këto virtyte. Por nëse nuk bëhen një balanc midis mësimeve dhe lojërave atratkive, fëmijët mund të pësojnë atë që njihet si “kollapsi mendor pas shkollës”.
Si prindër duhet të keni kujdes që të mos e bombaroni fëmijët me pyetje rreth shkollës posa të kthehen në shtëpi, shkruan “Mother.ly”.
Posa ata të vijnë në shtëpi mund të hani shujten e darkës dhe të bisedoni për gjëra që nuk kanë aspak, por aspak lidhje me shkollën (detyrat do të jenë po aty dhe mund të presin); pasi fëmija të marrë mesazhin se shtëpia tij është një ambient i sigurt, ata do të ndihen edhe më të gatshëm që të përfundojnë detyrat në kohë, por edhe të përmirësojnë qasjen ndaj shkollës.
Nëse fëmija juaj, pasi vie nga shkolla fillon të bërtasë, të qajë ose të ankohet me sjellje shumë më fëmijërore se sa mosha që kanë, kjo është vetëm një derdhje e energjive tënsionuese që fëmija ka akumuluar në shkollë.
Lëreni fëmijën të nxjerrë gjithçka që ka brenda, pastaj do e keni më të lehtë edhe të komunikoni me ta.
Mos u bëni të rreptë dhe të kërkoni që fëmija të jetë më i dalluari i klasës. Tentoni t’ia kuptoni natyrën dhe varësisht nga teket dhe qëllim që I ka fëmija, mundohuni t’ia plotësoni kohë pas kohe. /Gazetashneta/