Lindja është një përvojë transformuese dhe e mrekullueshme – gjithashtu mund të jetë gjëja më e vështirë fizike që ju do të bëni ndonjëherë.
Edhe nëse keni lindur në mënyrë natyrale, edhe nëse foshnjën e pirtët përmes prerjes cezariane, pesha emocionale dhe fizikale do të jetë e njejta për të dy palët, transmeton GazetaShneta.
Shumë nëna vrasin mendjen tërë kohën se sa do të zgjasë një gjendje e tillë, pasi që informacionet janë të pakta rreth kësaj teme; askush nuk diskuton haptazi për efektet e lindjes tek gratë, shkruan “BabyBjorn”.
Ja se çfarë të pret pas lindjes dhe si të kujdesesh për veten pasi të kthehesh në shtëpi nga spitali.
– Përgatituni
Nëse mundeni, përgatitni gjërat esenciale para se të niseni në spital. Kështu e kurseni veten nga blerja e gjërave që ju duhen gjatë rrugës. Rroba të rehatshme, krem për zbutje të irritimit, peceta të mëdha, mbulesa të pambukut… këto janë disa nga gjërat e domosdoshme që do ju duhen.
– Gjakderdhja e tepërt është normale
– Dy deri në tri ditë pas lindjes ju do të keni gjakderdhje të madhe. Gjatë javës së 4-të gjaku duhet të ketë një intensitet më të lehte dhe ngjyrë më të qelët (rozë, kafe dhe ngjyra të kremërave janë normale). Nëse gjakderdhja vazhdon edhe shumë gjatë pas kësaj kohe, kontaktoni mjekun.
– Ngërçet
Edhe pse ngërçet janë shumë normale gjate shtatzënise, ato do të vazhdojnë edhe pasi të keni kryer lindjen. Këto ndodhin për shkak se uteruri fillon te tkurret në gjendjen e përparme. Këto lëvizje do të veniten përgjatë 4 javëve pas lindjes.
– Rrini një hap para dhimbjeve
Sigurohuni të keni ilaçet e nevojshme që do ju largojnë dhimbjet. Edhe nëse keni problem të levizni nëpër shtëpi, është tejet e rëndësishme që të jeni të rregullta me marrjen e barërave.
– Kujdesuni për gjinjtë
Prej tri deri në pesë ditë pasi lindjes gjinjtë do të fillojnë të prodhojnë qumësht duke ju shkaktuar ënjtje. Veshni sytjena të përshtatshme dhe pa tel. Gjidhënia është një proces i bukur andaj bëhuni të durueshme deri sa ta normalizoni këtë gjendje
Disa këshilla tjera:
– Jepini prioritet jashtëqitjes
– Masazhoni vendet ku ndjeni dhimbje
– Bëni kujdes me varrën e prerjes (për lindjet cezariane)
– Qani nëse e ndjeni se do të liroheni
– Bëj çfarëdo që të bëhet. /GazeaShneta/


