Emina Çunmulaj ka festuar dje ditëlindjen e parë të vajzës së saj MiaSoraya.
Si të gjithë të famshmit, edhe modelja shqiptare kishte zgjedhur Instagramin për të publikuar lajmin e ditëlindjes, shkruan GazetaShneta.
Ajo e ka uruar vajzën me fjalë të ëmbla duke e falënderuar atë që e kishte zgjedhur të bëhet e ëma e saj.
“Vogëlushja ime është 1 vjeç. Urime ditëlindjen MiaSoraya. Nuk mund të besoj se më ke zgjedhur mua të bëhm nëna jote. Sa e lumtur mund të jetë një nënë përë këtë”, shënon në mbishkrimin e fotos.
Por postimi i radhës nga Emina ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen.
Në këtë video shihet Mia duke ngrënë ëmblësirën e ditëlindjes me të dy duart dhe e pa shqetësuar nga të pranishmit.
Kjo tregon se fëmijët janë të vetmit që dinë të shijojnë gjithçka në mënyrën e duhur./GazetaShneta/
Kliko këtu për të shikuar videon