Olivia Hanson, vetëm 7 vejçare më në fund ka filluar të ecë pasi së fundmi ishte paralizuar nga sëmundja e rrallë polio.
Vitin e kaluar Olivia kishte pasur disa simptoma si dhimbje të fytit dhe një ethe për të cilat prindërit kishin menduar se ishin shenja të një gripi sezonal, transmeton GazetaShneta.
Por pas një vizite mjekësore, ajo përjetoi edhe disa simptoma tjera si dobësimi i muskujve, i cili e la përfundimisht të paralizuar.
Pas kryerjes së testeve të shumta, mjekët e diagnostikuan atë me myelitis akute, një infeksion që shkakton paralizë të papritur.
Olivias i është dashur të instalojë në një ventilator që ia impononte qëndrimin shtrirë në shtrat dhe që e bëri të luftoi për jetën e saj. Në këtë gjendje, mjekët i kishin njoftuar familjarët se Olivia mundej edhe të mos ia dilte.
Prindërit ishin dërrmuar nga lajmi i marrë. Ata kanë treguar për “Daily Mail” se si u është dashur që të përkujdesen për vajzën e tyre sikur të ishte një foshnjë.
“Nuk mundej të ulej vetë. Është dashur t’i ndërronim pelenat; ta ushqenim ne sepse nuk mund të kapte lugën me duart e saja”, ka shpjeguar e ëma Alecia.
Por nxënësja e shkollës fillore tash është ngritur në këmbët e saj duke vënë në dyshim të gjitha rezultatet dhe diagnozat mjekësore që i ishin bërë deri atëherë.
Ajo ka filluar të ecë përsëri me një vetbesim shumë të fortë; asaj po i ndihmojnë shumë edhe seancat e terapisë fizike.
Vitin e kaluar, kjo sëmundje goditi më shumë se 200 fëmijë në 40 shtete të SHBA-ve. Disa fëmijë kishin arritur të rikuperohen plotësisht, ndërsa të tjerët ende kanë mbetur të paralizuar./GazetaShneta/






