Na lejoni t’ju vëmë një detyrë. Për minutën e ardhshme, mos mendoni për Donald Trump. Ju duhet të bllokoni të gjitha mendimet që lidhen me Donald Trump në mendjen juaj.
Si shkoi?
Nëse përpiqesh të mos mendosh për Trump-in, ti vetëm se je duke shtuar mendimet e tua për të. Sipas psikologjisë, ky efekt paradoksal quhet “bllokimi i mendimit”, transmeton GazetaShneta.
Procesi i përpjekjes për të bllokuar mendimet nga mendja juaj mund të rritë pa dëshirë përsëritjen e tyre dhe t’ju bëjë të dyshoni në aftësinë tuaj për t’i kontrolluar.
Duke pasur parasysh se njerëzit shpesh përdorin “bllokimin emendimit” për të ndaluar zakonet e këqija, të tilla si pirja e duhanit ose ngrënia e tepërt, mund ta keni parasysh se pse evitimi i një shprehie të keqe bëhet shumë shpesh i vështirë, shkruan “The Conversation”.
Pra, njerëzit që mbajnë dieta duhet ta kenë parasysh që të mos mundohen të shtypin mendimet rreth ushqimit, sepse vetëm do të përfundojnë duke konsumuar më shumë.
Efektet e njëjta janë gjetur në studimet mbi alkoolin. Pjesëmarrësit që në mënyrë aktive shmangin të menduarit për alkoolin, në fund kërkonin më shumë alkool dhe përfundonin duke pirë më shumë se ata që nuk i shtypin mendimet e tyre rreth pijes.
Pirja e duhanit është një nga zakonet më të vështira për t’u lënë. Njerëzit bëhen fizikisht dhe psikologjikisht të varur nga duhani. Andaj, nëse jeni nga ata që keni vendosur ta lini duhanin, tashmë e dini se një mënyrë e gabuar është që të stoponi së menduari për të.
Në një studim pas pirjes së duhanit gjatë një periudhe tre javore, studiuesit zbuluan se njerëzit që u përpoqën të bllokonin mendimet rreth pirjes së duhanit pinë më shumë cigare sesa ata që mendonin në mënyrë aktive për pirjen e duhanit. Në fakt, duhanpirësit me një tendencë më të madhe për të shtypur mendimet, të çdo lloji, e kanë më të vështirë të lënë duhanin.
Çfarëdo që të bëni, mos bëni asgjë
Pavarësisht nga joefektiviteti i “bllokimit të mendimeve”, shumica e njerëzve ende e përdorin atë kur përpiqen të lënë një zakon të keq, ose të paktën të marrin kontrollin mbi atë ves. Por, cila është alternativa? Epo, përgjigjja është që thjeshtë të hiqni dorë nga ai ves një herë e përgjithmonë.
Prano se mendimet shtypëse janë kundër-produktive. Kjo jo vetëm që çon në më shumë mendime rreth gjërave të ndaluara, por edhe ju bën ta kërkoni gjithnjë e më shumë, dhe mund të çojë në ulje të humorit.
Mundohuni që kur të largoni një shprehi, të mos hiqni dorë nga mendimi, por të ndryshosh përgjigjen dhe reagimin tuaj ndaj asaj shprehie. /GazetaShneta/