Mijëra shkrime janë bërë nëse baballarët preferohen të qëndrojnë në sallën e lindjes në momentin kur gruaja është duke lindur foshnjen.
Shumica e hulumtimeve përkrahin idenë që etërit duhet të jenë aty kur partneria e tyre po lind; ata do të jenë prezent në një moment aq të ndjeshëm për familjen, do ta shohin me sytë tyre sfidën e madhe të lindjes, do të kuptojnë më shumë rreth trupit të gruas, do të jenë më të mirëkuptueshëm ndaj tekeve dhe dhimbjeve që gruaja mund t’i ketë pas lindjes…
Këto janë vetëm disa nga arsyet e pakta pse baballarët duhet të zgjedhin të jenë aty në ditën kur do të bëhen baba, shkruan GazetaShneta.
E një foto e fundit e bërë nga “AndieAndollie Photography” ka kapur një rast tejet të cenueshëm mes një çifti prindërish të ri.
Ky imazh portretizon më së miri përkrahjen e dyfishtë që gruaja dhe burri, ose nënë dha babi japin për njëri-tjetrin.
Në njërën anë, është gruaja e cila ka vënë peshën por edhe tërë besimin e saj në krahtë e bashkëshortit duke ia lënë në dorë atij që ta mbajë, dhe në anën tjetër ai, i cili nga shikimi duket sikur i thotë se mund të llogarisë në të për gjithçka.
“Lindja është një mundësi për t’u shndërruar. Të ngjitemi më lartë nga ajo seç jemi mësuar, të futemi më thellë tek ajo që e mendojmë se jemi; dhe të shohim jo vetëm nga çka përbëhemi, por ta shohim me sytë e tonë fuqinë që e marrim gjatë lindjes”, kështu është mbishkruar një imazh që flet kaq shumë. /GazetaShneta/


