Traumat që mund të sjellë procesi i lindjes lënë gjurmë në shëndetin fizik dhe mental të nënës.
Për këtë arsye, shumë mjekë, gjinekologë por edhe avokatë të fitnesit, bëjnë thirrje për të gjitha nënat që gjatë kohës sa janë shtatzënë, të mundohen të adaptojnë disa ushtrime në përditshmërinë e tyre, transmeton GazetaShneta.
Në këtë mënyrë shtatzënat do të ndihen më të lira me veten por njëkohësisht janë duke kontribuar në një lindje më të relaksuar dhe pa shumë dhimbje.
Disa ushtrime:
– “Squats” – Një nga ushtrimet që sjellin lindjen më së shpejti. Janë lëvizjet ulje-ngritje në këmbë të cilat stimulojnë shumë zonën vaginale duke provokuar zbritjen e fetusit sa më poshtë kanalit të mitrës, transmeton “Motherly”.
– Topi i stërvitjes – Mbështetja në topin e stërvitjes mund të përdoret edhe si një formë masazhi për shpinën tuaj, por ju njëkohësisht jeni edhe duke vënë shtypje në muskujt e poshtëm të legenit; këto lëvizje ju bëjnë gati për lindje.
– Lëvizeni legenin – Ndoshta një nga ushtrime më të preferuara për të provokuar sa më shumë lindjen natyrale. Është lëvizje e thjeshtë: shtrihuni në shpinë, vendoni shputat në tokë ndërsa gjunjtë e thyer; filloni me lëvizje të ngadalta të legenit. Kur të jeni në pozicionin lartë mundohuni ta mbani për 10 sekonda dhe pastaj kthehni në pozitën fillestare. Preferohet ta bëni rreth dy herë brenda ditës me një kohë prej 10 minutash.
Disa ushtrime tjera me benefite të mëdha:
– Ecja
– Zgjatjet e muskujve
– Kegel (ushtrimet e legenit)
– Ngjitja e shkallëve (elimino ashensorin sa herë të mundesh) /GazetaShneta/