Dehidrimi i fëmijëve është një problem real. Sidomos gjatë rritjes së tëmperaturave kur nxehtësia than ajrin, fëmijët mund të eten dhe të mos marrin lëngje të mjaftueshme.
Por nuk duhet lënë tërë faji tek temperaturat e larta pasi që humbja e tepërt e ujit në trup mund të sjellë probleme më serioze, transmeton GazetaShneta.
Pasi që foshnjet dhe fëmijët e vegjël nuk kanë ende aftësi për t’u shprehur verbalisht, prindërit duhet të bëjnë kujdes që këto shqetësime t’i dallojnë vetë.
Disa simptome:
– Konsum i paktë i ushqimit
– Përtypje e ngadaltë
– Urinimi është më i vogël
– Fëmija nuk shton peshë
– Mukoza të thata
Një shenjë tjetër është edhe pulsimi i pjesës së butë të kokës; mos u shqetësoni nëse shihni një lëvizje të tillë tek koka e fëmijës tuaj, por thjesht bëni kujdes që ta dini se atyre po u nevojitet një sasi më e madhe e ujit në organizmin e tyre.
Nënat mund të ndërhyjnë duke u dhënë qumësht gjiri më shumë se zakonisht. Qumështi I gjirit ka të gjitha elementet që një fëmijë I nevojitet e këtu përfshihet edhe eliminimi I dehidrimit. Për të patur sa më shumë qumësht gjiri, nëna duhet patur kujdes që edhe ajo të hidratohet mjaftueshëm, domethënë të pijë sa më shpesh ujë dhe të ushqehet sa më shëndetshëm.