Të kesh një partner të përkushtuar dhe marrëdhënie të mira familjare janë të rëndësishme për shumicën e njerëzve. Romane të panumërta, përralla dhe filma kanë treguar tregime romantike për dashurinë duke na imponuar imazhin se si duket një dashuri romantike.
Megjithatë, sociologët në anën tjetër po dalin të jenë shumë më pak romantikë se kaq. Kur është fjala për të rënë në dashuri, nuk është vetëm fati ai që i bën njerëzit së bashku – faktorët socialë kanë rëndësi po ashtu, transmeton GazetaShneta.
Hulumtimi I kryer nga Andrew J. Cherlin ilustron se si qëndrimet tona ndaj martesës janë të filtruara përmes lenteve të normave shoqërore, raporton “Wiley Online Library”.
Lind pyetja, gratë që i përkushtohen studimeve universitare, a e sakrifikojnë rastin për të gjetur një partner dhe për të krijuar familje.
Në të vërtetë, jo. Hulumtimet me gratë amerikane kanë gjetur vazhdimisht se ato gra që të paktën kanë pasur një nivel diplome bachelor kanë më shumë gjasa të martohen se sa gratë më pak të arsimuara.
Çiftimi midis një gruaje më të arsimuar dhe një burri më pak të arsimuar nuk do të thotë se gruaja është personi me burime më të mëdha ose me më shumë fuqi në martesë.
Në përgjithësi, gratë vazhdojnë të martohen me burra, të ardhurat e të cilëve tejkalojnë të tyren. Kjo nuk është e çuditshme, duke pasur parasysh se gratë ende fitojnë më pak se burrat dhe mentaliteti se vetëm burri duhet të sigurojë bukën e shtëpisë vazhdon të rritet./GazetaShneta/