Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A është e sigurt për gratë shtatzëna të shkojnë tek dentisti

Këshilla për shtatzëna 17/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas hulumtimit nga Departamenti i Shëndetit Publik në Massachusetts, në vitin 2011 rreth dy të tretat e grave shtatzëna kishin pastruar dhëmbët e tyre në vitin para lindjes, kurse gjatë shtatzënisë, vetëm gjysma kishte vazhduar me pastrimin e dhëmbëve.

Ndërsa shumë faktorë mund të mbajnë gratë shtatzëna larg klinikës dentare, disa mund ta shmangin totalisht sepse janë të sigurta nëse kontrolli dental gjatë shtatzënisë është i sigurt, transmeton Gazeta Shneta.

Pavarësisht nga ky fakt, shumë ofrues të kujdesit shëndetësor oral dhe mjekësor kanë rezervat e tyre rreth sigurisë së kujdesit rutinor dentar për gratë shtatzëna dhe fëmijën e tyre të palindur.

Megjithatë jo vetëm që gratë kanë më shumë gjasa të kenë probleme shëndetësore orale kur janë shtatzënë, por këto probleme me shëndetin oral mund të çojnë në probleme shëndetësore sistemore për nënën dhe foshnjën.

Sot ekziston një konfuzion i madh rreth asaj që është ose nuk është e sigurt për shtatzënat, dhe kjo kontribuon në ruajtjen e këtij miti të veçantë për pacientët dhe dentistët.

Shmangia e kujdesit dentar është një problem, sepse ndryshimet normale të shëndetit gjatë shtatzënisë shkaktojnë që gratë të kenë më shumë sëmundje të mishit të dhëmbëve të quajtur parodontiti dhe po ashtu pësojnë më shpesh prishtje të dhëmbëve, shkruan “The Conversation”.

Zmadhimi i barkut mund të shkaktojë urth ose refluks gastrik i cili kur prek dhëmbët, bën që ata të zbuten dhe rrjedhimisht të prishen. Dhëmbët me smalt të hollë ose të dobët kanë një rrezik të lartë të prishjes dhe janë të ndjeshëm ndaj ushqimit dhe pijeve të ftohta.

Gjatë shtatzënisë, nivelet e rritura të hormoneve mund të shkaktojnë më shumë ndjeshmëri ndaj pllakave bakteriale që zakonisht paraqiten në dhëmbë. Gratë mund të vërejnë se mishrat e tyre janë të fryrë dhe mund t’u rrjedh gjak më lehtë.

Por rekomandimi për gratë shtatzëna është i thjeshtë. Vizitoni dentistin tuaj rregullisht ashtu siç keni bërë para shtatzënisë. Dentistët duhet të administrojnë dhe të përshkruajnë vetëm medikamente që janë të sigurta gjatë shtatzënisë dhe duhet të kontrollojnë presionin e gjakut të pacienteve shtatzëna në çdo vizitë./GazetaShneta/

Artikulli paraprakSa seriozisht duhet t’i marrim ëndrrat seksuale
Artikulli i rradhës Policia arreston të dyshuarin për dhunimin dhe vrasjen e 11-vjeçarit në Fushë Kosovë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.