Sigurisht, lubrifikimi është një mënyrë për ta bërë seksin më të nxehtë ose më të rehatshëm por jo vagina e të gjithëve është është një burim i lubrifikimit. Në fakt, ju mund të përjetoni thatësi vaginale kohë pas kohe dhe kjo është normale.
Kur është fjala tek thatësia vaginale ka një tendencë që të ngatërrohet me infeksionet vaginale, që kërkon një plan të ndryshëm trajtimi.
Më poshtë mund të gjeni disa nga arsyet pse keni thatësi vaginale.
Jeni duke përdorur tableta për/kundër shtatzanisë
Tabletat për shtatzani janë një nga faktorët më të zakonshëm të thatësisë vaginale tek të rinjtë. Nga natyra se si funksionon pilula ajo bën që të shtypet estrogjeni dhe testosteroni. Të dyja këto janë shumë të rëndësishme për shëndetin vaginal dhe vulvën.
Jeni në depresion
Depresioni në vetvete nuk shkakton thatësi vaginale por mund të kontribuojnë në uljen e dëshirës seksuale.
Përdorni sapune të ndryshme në vaginë
Shpesh, njerëzit ankohen për thatësinë vaginale, por me të vërtetë i referohen lëkurës rreth vulvës e cila mund të bëhet e thatë dhe e acaruar nëse përdorni sapune për ta larë atë.
Jeni duke ushqyer me gji
Është shumë normale që njerëzit që ushqejnë me gji provojnë thatësi vaginale dhe është e ngjajshme me pilulat në një kuptim. Ushqyerja me gji rrit prolaktin i cili është një hormon që shkakton prodhimin e qumështit të gjirit dhe prolaktina eliminon estrogjenin dhe testosteronin, gjë që mund të çojnë në thatësi vaginale.
Jeni të sëmurë
Jo vetë mqë ju duhet të merreni me hundët e zëna ose fytin e bllokuar por gjithashtu mund të vëreni se vagina juaj është më e thatë gjatë kohës nëse jeni me grip.
Jeni në kohën e menopauzës
Sipas një studimi të realizuar në vitin 2013, rreth 1% e popullsisë nën moshën 40 vjeçare kalojnë në menopauzë të parakohshme dhe ndonëse është e rrallë, menopauza defenitivisht mund të kontribuojë në thatësi vaginale.
Pini shumë cigare
Disa studime kanë treguar se nikotina mund të ulet ose të bllokojë nivelet e estrogjenit. Për këtë arsye, varësia nga nikotina mund të shoqërohet me thatësi vaginale./GazetaShneta/