Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shoqata për Fibrozë Cistike reagon ndaj Labit: Nuk iu përgjigj lutjes nga viti 2017

Lajme 26/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shoqata për Fibrozë Cistike ka reaguar ndaj deputetit dhe këngëtarit Labinot Tahiri-Labi. Kjo shoqatë ka publikuar një mesazh që mban datën e vitit 2017 ku Labi ishte lutur që të ndihmonte këta të sëmurë, por këngtari nuk i ishte përgjigjur lutjes asnjëherë.

Ky reagim erdhi pas Labi deklaroi se do të ndaj një rrogë të tij për vajzën e sëmurë me këtë sëmundje Y.L.

Shoqata ka deklaruar se janë deputetët Besa Baftiu, Blerta Deliu dhe Armend Zemaj që i kanë përkrahur kërkesat dhe kanë ngritur zërin për ta në Kuvendin e Kosovës.

Reagimi i plotë:

Reagim kundër “bamirësisë” në fushatë zgjedhore drejtuar z. Labinot Tahiri

Bamirësia është vepra më humane kur ka për qëllim njeriun si subjekt kryesor, por jo si mjet. “Bamirësia” e z. Labinot Tahirit ndaj Yllkës, më tepër ishte si mjet për përfitime politike dhe votash, e jo në qendër të veprës humanizmin! Labinot Tahiri për dy vite me radh sa ishte deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovë asnjëherë nuk e ngriti çështjen e personave të prekur nga Fibroza Cistike dhe asnjë përgjigjes ndaj kërkesës sonë për takim që nga data 27. 11. 2017. Personi i parë që ka ngritë këtë çështje në Kuvend është deputetja Blerta Deliu – Kodra, pastaj deputeti Armend Zemaj. Ndërsa në takim na ka pranuar edhe deputetja Besa Baftiu, për ta paraqitur këtë problem para grupit të komisionin për çështje sociale. Një shtytje të veçantë deri në finalizimin e listës së re të barnave esenciale janë të përfshirë edhe barnat për fëmijët e prekur nga Fibroza Cistike, janë deputeti Elmi Reçica dhe ministri Uran Ismajli!

Prandaj, i lutemi të gjithëve, mos keq-përdorni bamirësinë gjatë fushatës zgjedhore, respektoni ndjenjat e 120 prindërve të fëmijëve të prekur me Fibrozë Cistike.

Ismet Jahiri, kryetar

Shoqata për personat e prekur me Fibrozë Cistike

Artikulli paraprakKëshilla nga mamia Razije Musa: Planifikimi familjar bëhet nga çifti
Artikulli i rradhës Disavantazhet e ujit të pijshëm gjatë qëndrimit në këmbë

Ju sugjerojmë

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.