Shtatzania është koha kur përjetoni më së shumti lëkundje të humorit dhe dëshira të ndryshme për ushqime.
Në fakt, ajo që nëna ha furnizon ushqim për fëmijën në bark. Ndërsa dëshirat, pa dyshim janë diçka që ju mund të kënaqeni dhe nuk ka asnjë rregull që thotë se gratë shtatzëna nuk duhet të marrin një trajtim, transmeton Gazeta Shneta.
Patatet e skuqura gjatë shtatzanisë mund të rrisin nivelin e kolesterolit tek nëna por gjithashtu mund të ulë peshën e lindjes së foshnjës.
Konsumimi i patateve të skuqura gjatë shtatzanisë mund të dëmtojë potencialisht shëndetin e fsohnjës dhe të rrisë rrezikun që fëmija të lind me peshë të ulët.
Para se të konsumoni patate të skuqura mendoni për akrilamidin që fshihet në ushqime të tilla.
Akrilamidi është një kimikate që është formuar në ushqime që kanë gjurmë të MSG-së së lartë ose nivele të larta të karbohidrateve që kur ekspozohen në temperatura të larta kalojnë në ngopje.
Niveli i akrilamidit është më i lartë kur ushqimi gatuhet për temperaturë të lartë në afat të shkurtë kohor. Në fakt, disa studime kanë zbuluar se konsumimi i patatinave të skuqura gjatë shtatzanisë mund të jetë i njejtë si konsumimi i duhanit./GazetaShneta/