Hulumtimet e reja tregojnë se si depresioni gjatë shtatzanisë është më i zakonshëm sesa depresioni pas lindjes.
Jonathan Evans nga Universiteti i Bristol dhe kolegët e tyre analizuan ndryshimet e humorit të më shumë se 9, 000 grave shtatzëna që regjistrun gjendjen e tyre të mendjes si gjatë dhe pas shtatzanisë, transmeton Gazeta Shneta.
Ekipi mati të gjitha simptomat e raportuara të depresionit në një shkallë të caktuar të depresionit dhe ata zbuluan se depresioni maksimal arrihet rreth 32 javëve të shtatzanisë.
Për shkak se ashpërsia e simptomave nuk ndryshonte para dhe pas lindjes së fëmijës, autorët vërejnë se depresioni gjatë shtatzanisë ka gjasa të ndodhë më shumë sesa ai pas lindjes.
Megjithatë pasojat e tij nuk janë kuptuar mirë, depresioni para lindjes mund të ndikojë negativisht në fetus.
Në të vërtetë, gjendja depresive gjatë shtatzanisë ka qenë e lidhur me peshën e ulët të foshnjës dhe lindjen para kohe. /GazetaShneta/