Përgatitja për një fëmijë të ri është një praktikë aq e vjetër sa koha.
Mirror raporton se edhe pse ne nuk flemë foshnjat kalojnë mbi 95% të kohës së tyre në barkun e nënës në gjumë, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo mund të nënkuptojë se, në kundërhstim me ato që mendojnë shumica prej nesh, gjërat si të flasësh me fëmijën dhe të bësh ta shkelmosh në të vërtetë nuk kanë asnjë lidhje me foshnjën që u përgjigjet prindërve të tij ose botës së jatshme.
Nga vëzhgimi del se bebet flnë shumë thellësisht. Në fakt, Baby Center në Mbretërinë e Bashkuar thotë se një i porsalindur ka nevojë për gjumë gjatë ditës prej tetë orësh dhe tetë e gjysme gjatë natës.
Siç rezulton, foshnjat flenë më shumë para se të lindin. Revistat shpjegojnë se një fetus harxhon rreth 90% deri 95% të kohës së tij në faza të ndryshme të gjumit dhe rrallë është i vetëdijshëm.
Por, atëherë, pse foshnjat lëvizin dhe shkelmojnë? Përgjigja varet nga fazat e shtatzanisë.
Një foshnje do të bëjë më shumë hapa gjatë tremujorit të dytë. Gjatë tremujorit të tretë, lëvizjet e foshnjës mund të ndjehen si nyje ose shtytje me forcë.
Shumë prindër gabimisht menojnë se lëvizjet e foshnjës së tyre janë një përgjigje ndaj disa stimujve të jashtëm si zëri i babait ose ndonjë muzikë.
Sipas hulumtimit në librin e Matthew Walker, shumë nga lëvizjet e foshnjës janë në të vërtetë vetëm reagime në fazën e gjumit REM.
Walker pretendon se vetëm gjatë tremujorit të tretë foshnjat do të fillojnë të praktikojnë çdo formë zgjimi dhe se është më pak sesa mendojnë shumica e prindërve.
Gjatë tremujorit të tretë, foshnjat mund të zgjohen për dy deri në tre orë në ditë, megjithëse kjo nuk ka gjasë kur ata po bëjnë lëvizjet e tyre.
Foshnjat shkelmojnë në gjumin e tyre në të njejtën mënyrë si të rriturit, përveç nëse e bëjnë atë edhe më shpesh për një numër arsyesh. /GazetaShneta/