Shkencëtarët po testojnë sendet e përditshme për të gjetur mbrojtjen më të mirë nga koronavirusi.
Zyrtarët federalë të shëndetësisë tani kanë rekomanduar që ta mbulojmë gojën me pëlhurë gjatë pandemisë koronavirus shkruan NYtimes, transmeton GazetaShneta.
Por, cili material ofron mbrojtjen më të mirë?
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë postuar një model maskë pa qepje duke përdorur një shami.
Por, më e rëndësishmja është se çdo maskë e fytyrës është më e mirë, veçanërisht nëse vishet nga një person që ka virus, por nuk shfaq simptoma, sepse bllokon mikrobet dalëse nga kollitjet ose teshtitjet./GazetaShneta/