Amerikanët mund të kërkohet të veshin maska për fytyrë për më shumë se një vit për të zvogëluar përhapjen e Covid-19, kanë paralajmëruar ekspertët.
Pretendimet u bënë nga ekspertë mjekësor në Universitetin Yale, të cilët besojnë se njerëzit duhet të mbajnë maska derisa të ketë një vaksinë, edhe në vitin e ardhshëm, transmeton Gazeta Shneta.
Duke folur në emisionin Today, Shan Soe-Lin, pedagog në universitet, tha se duhet të vishni maska për aq kohë sa Covid është një kërcënim dhe Covid do të jetë një kërcënim derisa të kemi një vaksinë.
Sipas tij edhe nëse nuk ka raste të reja dhe nëse fillon puna dhe hapen shkollat, njerëzit duhet të përdorin maskat derisa të kemi një vaksinë.
Meqenëse maskat mund të vishen nga kushdo në popullatë ato janë një mënyrë e thjeshtë për të luftuar përhapjen e sëmundjes, tha Soe-Lin.
Saad Omer, drejtori i Institutit Yale për Shëndetin Global u pajtua me këtë vlerësim,
Omer, i cili është pedagog për sëmundjet infektive, theksoi se mund të zgjasë më shumë se një vit derisa të vendoset për një vaksinë dhe gjatë kësaj koha të gjithë duhet të përdorin maskat. /GazetaShneta/