Shumë nga gratë shtatzëna në New York që testuan pozitive për COVID-19 ishin asimptomatike.
(Hulumtimi i kryer në Universitetin Columbia University Irving Center dhe Spitali New York-Presbyterian Allen)
Më shumë se një në tetë prej pacientëve asimptomatikë të pranuar për lindje u testuan pozitive për koronavirusin shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Nga 215 gra shtatzëna që lindën në këto spitale mes 22 marsit dhe 4 prillit, katër që testuan pozitive për koronavirus kishin ethe ose disa simptoma të tjera të koronavirusit.
Kishte 29 të tjera që testuan pozitivisht për koronavirus por, nuk kishin ethe ose simptoma të tjera. Dy prej pacientëve iu dha antibiotikë për atë që mjekët menduan se mund të ketë qenë një ethe që lidhet me endomometritin, një ndërlikim në shtatzëni./GazetaShneta/