Pacientët me sëmundje kronike të mëlçisë ose cirrozë kanë shkallë të lartë të vdekshmërisë nga sëmundja Covid-19, sipas një studimi të ri të realizuar nga Spitalet e Universitetit të Oksfordit në Britaninë e Madhe dhe Universitetin e Karolinës së Veriut në SHBA.
Studiuesit zbuluan se pacientët me cirrozë, dhimbje të mëlçisë të shkaktuar nga dëmtimi afatgjatë kishin një normë të përgjithshme vdekjesh prej 40% shkruan CNN.
Cirroza shpesh shkaktohet nga konsumimi i tepruar i alkoolit ndër vite, infeksioneve të zgjatura të hepatitit ose grumbullimit të yndyrës së tepërt rreth mëlçisë, sipas Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar (NHS).
Studiuesit, hulumtuan të dhënat klinike nga 21 vende që përfshijnë 152 pacientë me sëmundje kronike të mëlçisë dhe cirrozë dhe që zhvilluan Covid-19 përcjell Gazeta Shneta.
Studimi, i botuar në ‘Journal of Hepatology’, thoshte: “Ata me sëmundje të përparuar të quajtur ‘cirroza e dekompensuar’ kishin shkallën më të lartë të vdekjes (midis 43 dhe 63%), krahasuar me 12% për pacientët me sëmundje të mëlçisë, por pa cirrozë”.
Prandaj, kushdo që hyn në spital me përkeqësim të simptomave të sëmundjes së mëlçisë duhet të konsiderohet për testimin e koronavirusit. /Gazeta Shneta/