Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjinekologia Merita Krasniqi tregon çfarë janë trisomitë dhe si zbulohen në shtatzëni

Këshilla për shtatzëna 30/06/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjinekologia Dr.sci. Merita Krasniqi në një intervistë për Gazetën Shneta ka treguar se çfarë janë trisomitë dhe si mund të zbulohen gjatë shtatzënisë.

Krasniqi thotë së zbulimet e reja shkencore në gjenetikë kanë ndryshuar aftësinë tonë për ta kuptuar natyrën e sëmundjeve të ndryshme, diagnostikimin dhe trajtimet efikase të këtyre sëmundjeve.

Sipas saj Testi NIFTY Plus është testim prenatal jo invaziv që bazohet në analizën e ADN-së dhe në mënyrë të saktë shërben për zbulimin prenatal të aneploidisë fetale.

“Testi NIFTY është në dispozicion për gratë shtatzëna që kanë një rrezik më të lartë për anomalitë gjenetike. Nëse pacientja ka moshën mbi 35 vjeç, nëse matjet me ultrazë ose matjet e translucencës nuhale (NT) tregojnë indikacione për rrezik të lartë për aneuploidi ose nëse pacientja ka histori familjare për anomali gjenetike janë indikacione që të bëhen testet prenatale jo invazive”, ka thënë doktoresha.

Për analizën e këtij testi është e nevojshme marrja e mostrës së gjakut të shtatzënës (10 ml). Mjekja thotë se testi mund të bëhet në fillim të javës së 10-të të shtatzënisë. Ky test ofron mundësinë për analizën e anomalive gjenetike specifike të kromozomeve të gjinisë dhe sindromet e delecioneve, mikrodelecioneve.

“Testi NIFTY është një test prenatal jo invaziv i thjeshtë, i sigurtë dhe shumë i saktë për zbulimin e trisomive 21 (Sindroma Down), 13 (Sindoma Patau), dhe 18 (Sindroma e Edwardit) me një specificitet më të lartë se 99%”, ka deklaruar gjinekologia.

Ajo ka treguar tutje se çfarë janë trisomitë dhe si zbulohen ato përmes Testit NIFTY Plus gjatë shtatzënisë. “Qelizat në trupin e njeriut kanë 23 çifte kromozomike, përkatësisht 46 kromozome. Trisomia paraqet kopjen shtesë të një kromozomi specifik në disa ose në të gjitha qelizat. Prania e këtij kromozomi shtesë mund të shkaktojë të meta kongjenitale dhe probleme në zhvillimin e fetusit”, ka shpjeguar Krasniqi.

Gjinekologia ka thënë se të gjitha pacientet informohen në lidhje me testet gjenetike që bëhen në tremujorin e parë të shtatzënisë duke filluar nga testi i kombinuar, Triple test, NIFTY Plus si dhe Amniocenteza.

“Rastet që kanë anamnezë të ngarkuar, kanë moshë mbi 35 vjet  dhe nëse matjet e NT tregojnë rrezik  për aneuploidi iu preferohet që të bëhen testet prenatale jo invazive  që mund të zbulojnë trisomitë më të shpeshta. Sipas statistikave deri më tani janë kryer më shumë se 5.000.000 teste Nifty në botë”, ka treguar Dr. Merita Krasniqi.

Nga tani e tutje, kur të zgjedhni NIFTY Plus, do të keni një mundësi të veqant që ta paguani në këste të ndara.

Poashtu nëse dëshironi të mësoni më shumë për Testin NIFTY Klikoni KËTU. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakOda e Infermierëve thirrje Qeverisë që ngritjen e numrit të infermierëve
Artikulli i rradhës Tedros: Pandemia nuk është as afër të përfundoj

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.