Sa më shpejt që prindërit fillojnë t’i shpjegojnë botës fëmijës së tyre, aq më mirë.
Studimet tregojnë se sa mirë bëjnë prindërit kur iu flasin foshnjave të tyre. Sipas tyre, kjo ndihmon në akordimin e trurit të të rinjve në mënyra që ndërtojnë aftësi thelbësore të gjuhës dhe fjalorit, transmeton Gazeta Shneta.
Ideja është që të lidhni fjalët dhe kuptimin, kështu që truri fillon të mësojë përmes kontekstit “Le ta vendosim portokallin në këtë tas me banane dhe mollë”.
Sipas studiuesve, në këtë mënyrë po ndërtoni inteligjencën përmes gjuhës. Shkencëtarët e kanë ditur prej kohësh që para se të fillojnë kopshin e fëmijëve, fëmijët kanë dëgjuar miliona fjalë.
Gjithashtu, ata treguan se kur fëmijët dëgjojnë fjali të gjata janë në gjendje që të mësojnë disa shprehje dhe të gjejnë vetë kuptimin e asaj fjale. /GazetaShneta/