Shumica e njerëzve që sëmuren me Covid-19 mund të përjetojnë atë vetëm si sëmundje të lehtë dhe mund të shërohen në shtëpi.
Simptomat mund të zgjasin disa ditë – dhe njerëzit që kanë virusin mund të ndihen më mirë për rreth një jave, shkruan MayoClinic, përcjell Gazeta Shneta.
Ndër të tjera, trajtimi ka për qëllim lehtësimin e simptomave dhe përfshin pushimin e plotë, marrjen e lëngjeve dhe lehtësuesit e dhimbjeve.
Ndiqni rekomandimet e mjekut në lidhje me kujdesin dhe izolimin e vetës tuaj por edhe anëtarëve të tjerë.
Shenjat paralajmëruese të emergjencës që duhet përcjellur në cdo hap janë:
Problemet me frymëmarrjen, dhimbje ose presion i vazhdueshëm i gjoksit, konfuzion i ri, buzët ose fytyra mavi, si dhe pamundësia për të qëndruar zgjuar.
Mirëpo është mjaft e rëndësishme që edhe ti mbroni të tjerët nëse jeni të sëmurë me Covid duke:
– Qëndruar në shtëpi nga puna, shkolla dhe vendet publike nëse nuk merrni kujdes mjekësor.
– Shmangni përdorimin e transportit publik, shërbimeve të udhëtimeve ose taksive.
– Qëndroni të izoluar në një dhomë, larg familjes dhe njerëzve të tjerë, sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo përfshin ngrënien në dhomën tuaj. Hapni dritaret për të mbajtur qarkullimin e ajrit. Përdorni një banjo të veçantë, nëse është e mundur.
– Shmangni hapësirën e përbashkët në shtëpinë tuaj sa më shumë që të jetë e mundur. Kur përdorni hapësira të përbashkëta, kufizoni lëvizjet tuaja.
– Pastroni sipërfaqet e prekura shpesh në dhomën dhe banjën tuaj të veçantë, të tilla si dorezat e derës, çelësat e dritës, elektronikën dhe sportelet.
– Shmangni ndarjen e sendeve shtëpiake personale, të tilla si pjata, peshqirë, shtroja dhe pajisje elektronike.
– Mbani një maskë fytyre kur jeni afër të tjerëve. Ndryshoni maskën e fytyrës çdo ditë.
– Nëse mbajtja e maskës së fytyrës nuk është e mundur, mbuloni gojën dhe hundën me një palomë ose bërryl kur kolliteni ose teshtini. Më pas, hidhni palomën ose lani shaminë.
– Lani shpesh duart me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda, ose përdorni një pastrues dore me bazë alkooli që përmban të paktën 60% alkool. /Gazeta Shneta/